Sado e pabesueshme të jetë, një grua mund të mbetet shtatzënë ndërsa është tashmë shtatzënë. Duket si një fenomen i mbinatyrshëm nga një film shkencor, por është e vërtetë.
Kjo gjendje e rrallë quhet “superfetacion”, që nënkupton konceptimin e një fetusi të dytë ndrësa është shtatzënë me një tjetër, transmeton Gazeta Shneta.
Si rezultat, një nënë mund të ketë 2 binjak me mosha të ndryshme dhe me 2 data të ndryshme të lindjes.
Superfestacioni nuk është e njëjta gjë si superfekondimi. Kjo e fundit nënkupton fekondimin e 2 vezeve të lëshuara gjatë një periudhe menstruale nga marrëdhëniet e ndara. Në këtë rast një grua do të ketë binjakë bivitellinë.
Në rastin e superfetacionit, një grua mbarset gjatë periudhave të ndryshme menstruale dhe përveç moshës së shtatzanisë, binjakët do të kenë pesha, lartësi të ndryshme madje edhe grupe të gjakut.
Normalisht, kur një grua është shtatzënë vezoret e saj ndalojnë të lëshojnë vezë në mitër sepse hormonet dërgojnë një sinjal në trup për t’u përgatitur për rritjen e një fëmije.
Sidoqoftë, kur ndodh superfetacioni, vezoret gjenerojnë dhe lëshojnë një vezë tjetër e cila gjithashtu mund të fekondohet. /GazetaShneta/