Mënyra më e mirë për të marrë elektrolite është konsumimi i tyre përmes dietës tuaj.
Frutat, qumështi dhe mishi i pulës janë një burim i shkëlqyeshëm i elektroliteve si kalium, natrium, kalcium dhe magnez shkruan BusinessInsider, përcjell Gazeta Shneta.
Elektrolitet janë kritike për rregullimin e sasisë së ujit në trupin tuaj, i cili ndihmon gjithçka, nga përgjigjet nervore deri në tkurrjet e muskujve, thotë nutriciste Kelly Jones.
Por është e lehtë të biesh në mungesë nga elektrolitet nëse sapo ke mbaruar një stërvitje intensive, ose je i sëmurë dhe ke simptoma që përfshijnë të vjella dhe diarre.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Nëse çekuilibri juaj i elektrolitit është i rëndë, kjo mund të çojë në ngërçe dhe dridhje të muskujve, dobësi, aritmi të zemrës, paralizë dhe në raste ekstreme, vdekje përmes arrestit kardiak.
Ka shumë mënyra për të marrë elektrolitet që i duhen trupit tuaj vetëm përmes dietës.
Këtu janë disa ushqime dhe pije që mund t’ju ndihmojnë të rimbushni depot tuaja të elektroliteve:
– Pini ujë kokosi të pa ëmbëlsuar;
– Hani banane;
– Konsumoni produkte qumështi;
– Përfshini mish të bardhë në dietën tuaj;
– Hani avokado;
– Pini lëng frutash;
– Konsumimi i shalqirit; /Gazeta Shneta/