Me përparimet mjekësore dhe ndryshimet në sjellje dhe marrëdhënie, gratë sot mund të kenë fëmijë në mosha që dikur konsideroheshin të rrezikshme.
Shtatzania pas moshës 30 vjeçare në fakt, mund të ofrojë stimuj shtesë pasi hulumtimi i fundit zbuloi se mosha e shtatzanisë mund të ndikojë potencialisht në inteligjencën e fëmijës, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas hulumtimit botuar në Revistën shkencore të Biodemografisë, të tridhjetat konsiderohen mosha ideale për të mbetur shtatzënë.
Studimi tregoi se foshnjat e lindura nga gratë në fund të tridhjetave kanë më shumë të ngjarë të jenë të zgjuar dhe të marrin rezultate më të larta në testet njohëse sesa ato të lindura nga gratë në 20 ose 40 e tyre.
Përveç kësaj, gratë që janë nëna për herë të parë në të 30-tat e tyre priren të jenë më të arsimuara, kanë të ardhura më të larta financiare, ka më shumë të ngjarë të kenë marrëdhënie të qëndrueshme, mënyra më të shëndetshme jetese, të kërkojnë kujdes të hershëm para lindjes dhe të kenë planifikuar shtatzaninë. /GazetaShneta/