Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përgatitjet psiqike për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e shtatzënisë si dhe pritjen e ëmbël të bebit

Këshilla për shtatzëna 17/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këshillat për t’u përgatitur për shtatzëni zakonisht përqendrohen në aspektet fizike – marrja e vitaminave të duhura para lindjes, ngrënia e ushqimeve të duhura dhe bërja e ushtrimeve të duhura për të përgatitur trupin tuaj.

Studimet e botuara në 2012 kanë treguar se mirëqenia mendore dhe emocionale gjatë shtatëzënësisë mund të ketë një ndikim në rezultatet e lindjes, si dhe gjendjet psiqike gjatë periudhës pas lindjes ka mjaft rëndësi shkruan VeryWellFamily, përcjell Gazeta Shneta.

Depresioni pas lindjes, është një problem serioz që prek një numër të konsiderueshëm të nënave të reja. Midis grave, depresioni është shkaku kryesor i shtrimit në spital jo-obstetrik.

A ka hapa që mund të ndërmerrni para shtatzënisë për të ndihmuar në uljen e shanseve që mund të prekeni nga depresioni pas lindjes?

Për fat të mirë, studiuesit kanë zbuluar se ka hapa që gratë mund të ndërmarrin për të parandaluar ose zvogëluar depresionin pas lindjes.

Për shembull, një studim i botuar në 2015 zbuloi se gratë që marrin ndërhyrje psikosociale ose psikologjike kanë më pak të ngjarë të përjetojnë depresion pas lindjes.

Ndërhyrjet më efektive të identifikuara nga studimi përfshinin terapi ndërpersonale, vizita në shtëpi pas lindjes dhe mbështetje telefonike pas lindjes.

Disa prova sugjerojnë që terapia e hershme e sjelljes kognitive mund të jetë e dobishme edhe në parandalimin e depresionit pas lindjes.

Të qenit i vetëdijshëm për çdo faktor rreziku është i rëndësishëm, por gjithashtu duhet të pranoni se çdokush mund të preket nga depresioni pas lindjes.

Depresioni pas lindjes së një fëmije mund të ndryshojë për nga ashpërsia, por disa nga simptomat që duhet të shikoni me kujdes, përfshijnë: vështirësia e përqendrimit, ndjenjat e pamjaftueshmërisë, lot në sy, mosinteresim për foshnjën dhe ankth.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.

Strategjitë për t’u kujdesur për veten tuaj:

– Vendosni shëndetin tuaj psikologjik me një përparësi të lart.

– Largoni bisedat vetiake negative.

– Merrni kohë për veten tuaj.

– Flisni me partnerin tuaj se si planifikoni të bëni prind.

– Përdorni teknikat e menaxhimit të stresit dhe ankthit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakArritja e rezistencës imunitare karshi koronavirusit, krahasuar me strategjinë e Suedisë
Artikulli i rradhës Periudhë e humbur menstruale por keni një test negativ të shtatzënisë, ja çfarë duhet të dini

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.