Të vjellat, nauzet janë të pranishme gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë dhe është normale që shumë nga gratë të jenë të shqetësuara.
Kjo gjendje ndryshon dhe nuk mirëpritet njësoj tek secila grua shtatzënë shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Më poshtë, mund të gjeni disa nga ushqimet dhe pijet që ju ndihmojnë ta kaloni këtë gjendje pa shqetësime.
Limonada– E pasur me vitaminën C dhe antioksidantë ndikon trupin tuaj në marrjen e më shumë sasive të hekurit.
Sallatë me shalqir– Një sallatë e freskët; shalqiri ju ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe me shtimin e fetave të djathit ju merrni sasi të konsiderueshme të probiotikëve.
Muffins me tërshërë dhe banana– Tërshëra është karbohidrate e shkëlqyeshme për trupin tuaj dhe tretet ngadalë; babanet u japin kalium.
Pemë me shije të tharta– Pemët si mollat e gjelbërta janë të shkëlqyeshme për t’u ngrënë.
Çaji kamomil– Ndihmon që të relaksoheni dhe ndiheni më të qetësuara.
Lëngu i portokallit– Përmban nivele të larta të vitaminës C dhe ka një shumëllojshmëri të antioksidantëve; furnizon trupin tuaj me vitamina./GazetaShneta/