Një shtatzëni ektopike ndodh kur veza e fekonduar ngjizet në një vend tjetër përveç se në brendësi të mitrës. Shumicën e rasteve tek kjo gjendje ektopike veza ngjizet në tubën fallopiane.
Tubat fallopiane nuk janë të dizajnuara për të mbajtur një embrion në rritje, kështu – veza e fekonduar në një shtatzëni ektopike nuk mund të zhvillohet siç duhet dhe duhet të trajtohet, shkruan American Pregnancy Association përcjell Gazeta Shneta.
Një shtatzëni ektopike ndodh në 1 në 50 raste të shtatëzanisë së përgjithshme.
Simptomat e mëposhtme mund të përdoren për të ndihmuar në njohjen e një shtatzënie ektopike të mundshme:
– Dhimbje të mprehtë ose therëse (dhimbja mund të jetë në legen, bark, apo edhe në shpatull dhe qafë) që mund të vijnë e të shkojnë dhe ndryshojnë në intensitet.
– Gjakderdhje vaginale, më e rëndë ose më e lehtë se periudha juaj normale;
– Simptomat gastrointestinale;
– Dobësi, marramendje ose të fikët;
Është e rëndësishme të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse po përjetoni dhimbje të mprehtë që zgjatë më shumë se disa minuta ose nëse keni gjakderdhje.
Cilat janë shkaqet më të rëndësishme të kësaj gjendje?
Një infeksion ose inflamacion i tubit fallopian mund të bëjë që ajo të bllokohet pjesërisht ose plotësisht.
Indi i mbresë nga një infeksion i mëparshëm ose një procedurë kirurgjikale në tub gjithashtu mund të pengojë lëvizjen e vezës.
Kush rrezikon të ketë një shtatzëni ektopike?
– Mosha e nënës 35-44 vjeç;
– Shtatzënia e mëparshme ektopike;
– Endometrioza;
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
– Operacionet e mëparshme të legenit ose barkut;
– Sëmundja inflamatore e legenit;
– Histori të abortit;
– Pirja e duhanit;
Shtatzënitë ektopike diagnostikohen nga mjeku juaj, i cili me siguri së pari do të kryejë një ekzaminim të legenit për të gjetur dhimbjen, ndjeshmërinë ose një masë në barkun tuaj.
Mjeku juaj do të përdorë gjithashtu një ultratinguj për të përcaktuar nëse mitra përmban një fetus në zhvillim.
Matja e niveleve të hCG është gjithashtu e rëndësishme. Një nivel i hCG që është më i ulët se sa pritej është një arsye për të dyshuar për një shtatzëni ektopike. /Gazeta Shneta/