Kryeministri Avdullah Hoti ka vizituar sot Klinikën Infektive në QKUK për t’u njoftuar më afër me gjendjen e pandemisë në klinikat dhe spitalet Covid.
Hoti ka thënë se kjo situatë me Covid-19 është sikurse gjendje e luftës, prandaj ai ka kërkuar të rritet efikasiteti dhe mobilizimi i përgjithshëm.
“Bashkë me ministrin dhe drejtorin do të jemi këtu për të u siguruar për të gjitha veprimet që duhet të merren për t’iu dalë në ndihmë atyre që marrin trajtim”, ka thënë ai.
“Kjo është situatë e luftës, duke u përballur me një rrezik të madh me viktimat, të rrite efikasiteti në punë, për të përmirësuar shërbimin dhe të kemi furnizim të mirë me barna.
“Po bëjmë maksimumin që të furnizojmë me oksigjen dhe shtertë shtesë. Do t’i plotësojmë të gjitha kërkesat. Do të jemi në baza të rregullat këtu, që tu dalim në ndihmë të gjitha atyre që kanë nevojë”. /Gazeta Shneta/