Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjetet natyrale shëruese të sëmundjes së mëngjesit në shtatzëni

Këshilla për shtatzëna 14/11/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sëmundja e mëngjesit është ndjesia e përzierjes që përjetohet zakonisht gjatë javës së 6-të të shtatzënisë.

Mund të ndodhë në çdo kohë të ditës dhe për shumicën e grave, duket se ndalet pas javës së 12-të të shtatzënisë, shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.

Sëmundja e mëngjesit nuk është e dëmshme për ju ose foshnjën tuaj, por nëse përjetoni të vjella të tepërta dhe nuk arrini të mbani ushqimin, mund të keni ‘hyperemesis gravidarum’ dhe të keni mungesë të elementeve ushqyese thelbësore dhe elektroliteve.

Informoni mjekun tuaj kur shfaqen këto simptoma dhe diskutoni mundësitë e mundshme të trajtimit.

Ndërsa jo të gjitha mjetet natyrale të sëmundjes së mëngjesit mund të funksionojnë për ju ka disa mundësi që mund të përpiqeni të gjeni një lehtësim.

Në mëngjes:

Lejoni vetes më shumë kohë për tu ngritur nga shtrati. Nëse zakonisht ngriheni në orën 6:00 të mëngjesit, vendosni alarmin për orën 5:00 të mëngjesit.

Është një ide e mirë të mbani një masë drithërash të thatë pranë shtratit tuaj në mënyrë që të vendosni diçka në stomakun tuaj sapo të zgjoheni. Çohuni ngadalë nga shtrati ndërsa filloni ditën tuaj.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.

Gjatë ditës:

Hani vakte të vogla gjatë gjithë ditës për të mos u ngopur shumë ose të mos jeni shumë të uritur.

Progesteroni ngadalëson shpejtësinë e ushqimit që kalon nëpër aparatin tuaj tretës. Për të parandaluar më tej stomakun tuaj nga mbushja ose zbrazja e madhe, pini lëngje një orë e gjysmë para ose pas ngrënies, por jo me vaktet.

Gjithashtu, sigurohuni që të pini lëngje gjatë gjithë ditës për të shmangur dehidratimin.

Shmangni ushqimet ose erërat që përkeqësojnë nauzen tuaj dhe shmangni qëndrimin në vende të ngrohta, të cilat mund të rrisin përzierjen tuaj.

Në mbrëmje:

Për darkë shmangni ushqimet pikante, të yndyrshme. Përgatitni ushqime që janë të buta dhe nuk kanë erë të fortë.

Më e rëndësishmja, shkoni në shtrat herët! Ju nevojitet pushim që të keni energji për tu ngritur herët dhe për ta bërë gjithçka përsëri. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakZjarr në barnatoren Rexall në Prishtinë, Policia evakuon edhe banorët e banesave
Artikulli i rradhës Një në pesë pacientë me Covid-19, diagnostikohen me një sëmundje mendore brenda tre muajve

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.