Për shumë gra shtatzëna, ulja në një vaskë të nxehtë gjatë shtatzënisë tingëllon si një mënyrë e shkëlqyeshme për të lehtësuar dhimbjet e muskujve.
Mirëpo, është e rëndësishme të bëni kujdes kur zgjidhni një vaskë të nxehtë për relaksim dhe lehtësim të dhimbjeve, shkruan American Pregnancy Association.
Vaskat e nxehta mund të shkaktojnë hipertermi, e cila është temperaturë anormale e lartë e trupit, përcjell Gazeta Shneta.
E në anën tjetër kemi disa studime që kanë treguar një rrezik në rritje të defekteve të lindjes në foshnjat e grave që kishin një temperaturë të rritur të trupit gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG), deklaron se ‘mbinxehja’ ose qëndrimi në një vaskë të nxehtë nuk rekomandohet gjatë shtatëzanisë.
Për të mbajtur një temperaturë të qëndrueshme, uji qarkullon dhe ri-qarkullon përmes vaskës së nxehtë për të nxjerrë ujë të ftohtë dhe pompuar në ujë të nxehtë.
Megjithëse Shoqata Amerikane nuk rekomandon përdorimin e vaskave të nxehta gjatë shtatzënisë, këtu janë disa hapa që mund të ndërmerrni për të zvogëluar çdo rrezik:
– Ri-programoni vaskën tuaj të nxehtë për të mbajtur një temperaturë më të ulët.
– Kufizoni kohën në një vaskë të nxehtë në 10 minuta ose më pak.
– Monitoroni temperaturën e ujit duke zhytur një termometër në vaskë të nxehtë.
– Monitoroni temperaturën e trupit tuaj për të shmangur mbinxehjen.
– Kushtojini vëmendje shenjave paralajmëruese të tilla si ndjesia e pakëndshme ose djersitja. /Gazeta Shneta/