Organizata Pan Amerikane e Shëndetit (PAHO) do të mbajë takimin e radhës me vendet anëtare për të diskutuar rreth vaksinës anti covid.
Udhëheqësja e PAHO-së, Dr.Carissa Etienne ka thënë se asnjë vaksinë nuk është aprovuar në rajon, ndonëse vendi po përjeton një rritje të dukshme të raste pozitive shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ajo ka shtuar se një numër i kandidatëve janë duke u shqyrtuar, mirëpo vaksina nuk do të jetë në dispozicion për të gjithë.
“Objektivi është të shpëtojmë jetë, duke kategorizuar fillimisht pacientët më gjendje të rëndë shëndetësore”, tha Etienne.
Në këtë grup, pritet që profesionistët shëndetësor të jenë të parët, njëkohësisht të njejtit do të ngrisin edhe ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së imunizimit./GazetaShneta/