Tanimë është koha kur një vaksinë efektive ka filluar të përhapet në disa vende, andaj shumë prej jush keni filluar të pyesin saktësisht se kur gjërat do të kthehen në normalitet?!
Epo, sipas Dr. Anthony Fauci, ju mund të jeni në gjendje të hidhni maskën tuaj të fytyrës para fundit të vitit 2021, shkruan BestLife, përcjell Gazeta Shneta.
Me gjasë na kanë mbetur pothuajse edhe një vit nga maskat.
Falë lëshimit të një vaksine efektive, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive tani beson se një kronologji më e qartë e asaj që do të vijë me koronavirusin ka filluar të shpaloset.
Dhe ndërsa ai ka paralajmëruar më parë se thjesht inokulimi nuk do të thotë që ju menjëherë mund të hidhni masat mbrojtëse, mirëpo, vaksinimi i shumicës së popullatës do të sjellë efektivisht fundin e udhëzimeve shëndetësore që aktualisht duhet të ndjekim.
“Unë nuk besoj se do të jemi në gjendje t’i hedhim maskat dhe të harrojmë për distancën fizike në mjediset e kongregacionit për një kohë, ndoshta me gjasë derisa të hyjmë në vjeshtën e vonshme dhe në fillim të dimrit të ardhshëm”, tha ai ndërsa u paraqit me video konferencë në një ngjarje të shëndetit virtual të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me 14 dhjetor. /Gazeta Shneta/