Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkarkimi i bardhë gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë, a është normale kjo gjendje

Këshilla për shtatzëna 27/12/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtatzënia është një kohë eksitimi dhe sjellë shumë ndryshime në jetën tuaj.

Kur jeni shtatzënë, trupi juaj kalon shumë ndryshime. Sidoqoftë, disa ndryshime trupore janë të papritura dhe mund të shkaktojnë probleme ndonjëherë, shkruan FirstCryParenting përcjell Gazeta Shneta.

Të gjitha gratë përjetojnë një formë të shkarkimit vaginal një herë në tërë procesin e nëntë mujorit.

Sidoqoftë, shkarkimi jonormal mund të jetë për shkak të një infeksioni, ose mund të ketë lidhje me procesin e lindjes së hershme.

Shkarkimi i bardhë nga vagina ose shkarkimi i qumështit në tremujorin e tretë është i zakonshëm dhe nuk duhet të shqetësoheni për këtë.

Por duhet të konsultoheni me mjekun tuaj nëse shkarkimi ka një ngjyrë, strukturë të pazakontë ose erë të keqe.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.

Afër datës së lindjes, mund të vini re edhe shkarkim të bardhë të trashë e njolla të gjakut në tremujorin e tretë. Ky është një tregues se ju ka të ngjarë të kaloni në procesin e lindjes.

Shkarkimi anormal gjatë tremujorit të tretë

Shkarkimi jonormal ka ngjyrë të verdhë ose jeshile dhe mund të shoqërohet ose jo nga një erë e keqe. Në një situatë si kjo duhet të kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj.

Këtu janë arsyet e zakonshme për një shkarkesë jonormale gjatë shtatzënisë: vaginoza bakteriale (ç’ekuilibri i baktereve të pranishme në vaginë ose në kanalin e qafës së mitrës), kandidaza (infeksionet mykotike), klamidia (infeksion i transmetueshëm seksualisht) dhe leucorrhea (vie si pasojë e rritjes së niveleve të estrogjenit duke dërguar në shkarkim të florës bakteriale normale me sekrecione të tjera vaginale dhe qafës së mitrës). /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakHumb betejën me koronavirusin anesteziologu Dr. Sylejman Dulla
Artikulli i rradhës QKUK, OMK dhe AsKoAn: Sylejman Dulla profesionist i ndershëm, iu shërbeu qytetarëve edhe gjatë pandemisë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.