Bananet janë një frut tropikal, të pasura me lëndë ushqyese si kalium, kalcium, vitamin C, vitaminë B6, hekur, fibra e shumë të tjera.
Ndërkohë, nëse jeni nëna gjidhënëse atëherë banania sjell benefite si në shëndetin tuaj ashtu edhe te foshnja juaj shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Ndër benefitet e saj janë:
-Burim i kalorive: Bananet përmbajnë 17% të karbohidrateve, andaj ato konsiderohen si një burim i shkëlqyeshëm i energjisë.
-Ndihmon në ruajtjen e presionit të gjakut dhe forcon kockat: Bananet janë të pasura me kalium që e ruajnë ekuilibrin e elektrolitit dhe lëngjeve në trupin tuaj.Poashtu, kaliumi është thelbësor për transmetimin e duhur të impulseve nervore, tkurrjen e muskujve dhe rregullimin e presionit të gjakut.
-Ndihmon ne tretje: Bananet përmbajnë fibra të cilat ndihmojnë në stimulimin e lëvizjeve të rregullta të zorrëve.Gjithashtu, bananet përmbajnë prebiotikë që promovojnë rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrëne tuaj./GazetaShneta/