Në javën e 11-të, faza e embrionit është e plotë dhe foshnja juaj tashmë quhet fetus.
Të gjitha organet e fetusit formohen gjatë fazës së embrionit, kurse në fazën e dytë sistemet e organeve do të rriten dhe të pjeken deri në lindje shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta,
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Karakteristikat e zhvillimit të fetusit
Koka dhe fytyra
-Sytë, hunda, goja dhe veshët vazhdojnë të marrin formën e duhur
Ndryshimet fizike
-Trupi i foshnjes zgjatet ;
-Gishtat e duarve dhe këmbëve janë më të gjata;
-Organet riprodhuese kanë filluar të marrin formën, mirëpo ende është herët për përcaktim të gjinisë.
Lëvizja
-Krahët dhe këmbët e vogla lëvizin brenda barkut tuaj, por ende nuk mund t’i ndjeni këto lëvizje./GazetaShneta/