Rritja dhe zhvillimi i foshnjës tuaj do të varet nga ajo që hani dhe kjo është arsyeja pse dieta e shtatzënisë nga 7 deri në 9 muaj është e rëndësishme.
Tani do të keni nevojë për rreth 200 kalori shtesë çdo ditë, dhe një sasi adekuate të vitaminave, fibrave dhe mineraleve shkruan FirstCryParenting transmeton Gazeta Shneta.
Këtu është ajo që duhet të përfshini në dietën tuaj të shtatzënisë:
– Ushqime të pasura me hekur
Një dietë që i mungon hekuri mund të çojë në anemi gjatë shtatëzanisë, e cila mund t’ju bëjë të keni marramendje dhe të jeni të lodhura. Mund të shkaktojë edhe gjakderdhje gjatë lindjes.
Prandaj, të ngrënit ushqime të pasura me hekur është e nevojshme.
Në dietën tuaj të fundit të shtatëzanisë, ju mund të përfshini mish, produkte të qumështit, vezë, grurin dhe fasulen.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
– Ushqime të pasura me proteina
Trupi juaj do të ketë nevojë për rreth 70 gram proteinë gjatë kësaj faze pasi ndihmon në formimin e trupit të foshnjës.
Ushqimi i pasur me proteina do të sigurojë që niveli i glukozës tuaj në gjak të mbetet konstant dhe rreziku i diabetit të minimizohet. Mund të hani ushqime si, bishtajore, peshk dhe mish.
– Ushqime të pasura me acid folik
Acidi folik gjendet në perime me gjethe jeshile si spinaq dhe këto mund t’i përfshini në dietën tuaj të tremujorit të tretë. Konsumimi i ushqimeve të pasura me acid folik do të sigurojë rritjen e duhur të fetusit dhe ul rrezikun e peshës së ulët të lindjes së foshnjës tuaj.
– Ushqime të pasura me kalcium
Në tremujorin e tretë të shtatzënisë, eshtrat e foshnjës tuaj duhet të forcohen dhe për këtë dieta juaj e shtatëzënësisë duhet të përfshijë rreth 800 mg kalcium.
Për të përmbushur kërkesat tuaja për kalcium, mund të shtoni dhe produkte qumështi si djathë, dhe kos në dietën tuaj.
Salmoni dhe arrat janë gjithashtu burime të mira të kalciumit. /Gazeta Shneta/