Disa studiues dhe praktikues mjekësorë besojnë se azitromicina një antibiotik i zakonshëm, mund të ndihmojë në përmirësimin e rezultateve për disa njerëz që rezultojnë pozitiv për Covid-19 dhe që nuk kërkojnë shtrim në spital.
Për më tepër, disa studime nga viti 2020 sugjerojnë që administrimi i këtij antibiotiku tek pacientët e shtruar në spital me Covid-19 duket se zvogëlon shkallën e vdekshmërisë për shkak të sëmundjes shkruan MedicalNewsToday përcjell Gazeta Shneta.
Ndër të tjera sipas një sondazhi në internet i kryer në pranverën e kaluar nga Sermo, një rrjet privat i mediave sociale për mjekët, tregon se 41% e mjekëve që trajtojnë pacientë me Covid-19 u përshkruan atyre azitromicinë, duke e bërë këtë antibiotikun – barin e dytë më të përshkruar për këtë sëmundje.
Tani, grupi bashkëpunues i ‘RECOVERY’ – teston trajtimet e mundshme Covid-19 dhe ka njoftuar se sipas të dhënave të tyre, ky antibiotik nuk përmirëson rezultatet e vdekshmërisë në pacientët e shtruar në spital me Covid-19.
Dokumenti i studimit i cili shfaqet në ‘The Lancet’, raporton se studiuesit monitoruan 7.763 pacientë të shtruar në spital, ku prej tyre 2.582 morën azitromicinë.
“Në përgjithësi, 561 (22%) pacientë të caktuar për azitromicinë dhe 1.162 (22%) pacientë të caktuar për përdorim të zakonshëm vdiqën brenda 28 ditëve”, thuhet në revistë, duke sugjeruar që antibiotiku “nuk e përmirësoi mbijetesën” midis atyre të trajtuar për Covid-19 në një ambient spitalor. /Gazeta Shneta/