Hulumtimet e fundit tregojnë se ata me presion të lartë të gjakut të pakontrolluar kanë më shumë gjasa të zhvillojnë infeksion të rëndë COVID-19.
Megjithëse të dhënat janë të kufizuara, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), thonë se të rriturit e çdo moshe me presion të lartë të gjakut mund të jenë në një rrezik në rritje për një formë më të rëndë Covidi, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Hipertensioni i pakontrolluar është zbuluar se:
– Zvogëlon imunitetin tuaj: Presioni i lartë i gjakut mund të ulë sistemin mbrojtës imunitar, duke rritur – kështu rrezikun e prekjes nga një sëmundje infektive si COVID-19.
– Rritë rrezikun e dëmtimit të mushkërive: Presioni i lartë i gjakut i pakontrolluar gjithashtu është zbuluar se rrit ashpërsinë e dëmtimit të mushkërive tek ata që preken me COVID-19.
– Rritë mundësinë e ekspozimit në spital: Ngjarjet e krizës hipertensive mund t’ju dërgojnë në spital, duke ju vënë në kontakt më të madh me virusin dhe duke e bërë më të mundshme që të prekni sëmundjen.
Ndikimet në shëndetin e presionit të lartë të gjakut mund të jenë të vështira për t’u parë ndonjëherë sepse simptomat fillestare janë të natyrës tinëzare.
Për shkak se COVID-19 sulmon shumë prej indeve të njëjta dhe sistemet e organeve të ndikuara nga presioni i lartë i gjakut, mund të jetë e vështirë të bëhet dallimi midis hipertensionit dhe COVID-19.
Kërkimet tregojnë se COVID-19 mund të krijojë një gjendje prokoagulimi në trup, e cila çon në mpiksjen e gjakut dhe këputjen e enëve.
Hipertensioni në mënyrë të ngjashme çon në këputje të enëve në zemër dhe në tru, kur enët e dëmtuara kronike nuk janë më në gjendje të mbështesin presionin e gjakut që rrjedh nëpër arteriet tuaja.
Kur të kërkoni kujdes mjekësor:
Nëse ndjeni ndonjë nga këto simptoma, është e rëndësishme të kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor:
– Gulçim;
– Kapaciteti i zvogëluar i stërvitjes;
– Fillim i ri ose dhimbje koke e papritur;
– Dhimbje gjoksi;
– Rënie e mprehtë njohëse. /Gazeta Shneta/