Numri i rasteve globale Covid-19 është rritur për javën e nëntë radhazi, tha këtë të hënë, drejtori i Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Globalisht, pandemia Covid-19 vazhdon të intensifikohet” tha ai. “Rastet tani janë rritur për javën e nëntë radhazi, dhe vdekjet janë rritur për javën e gjashtë” shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
Tedros tha se ishte i kënaqur kur pa rënie të vogla të rasteve dhe vdekjeve në disa rajone, por tha se shumë vende ende po përjetojnë transmetim intensiv.
Fatkeqësia e Indisë është “përtej tronditjes së zemrës”, tha ai, duke shtuar se OBSH po siguron pajisje dhe furnizime të rëndësishme duke përfshirë mijëra përqendrues të oksigjenit, spitale të parafabrikuara të lëvizshme në terren dhe furnizime laboratorike në vend.
OBSH gjithashtu ka rishpërndarë më shumë se 2.600 staf për të mbështetur përgjigjjen pandemike në Indi dhe për të siguruar mbështetje për mbikëqyrjen, këshillat teknike dhe përpjekjet e vaksinimit. /Gazeta Shneta/