Marramendja gjatë shtatzënisë është një gjendje e zakonshme, e cila varet nga disa faktorët, që ndikojnë si në tremujorin e parë, dytë dhe të tretë të shtatzënisë suaj.
Marramendja gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë suaj ndërlidhet me disa simptoma që mund t’i përjetoni edhe në tremujorin e dytë të shtatzënisë shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Disa nga faktorët që ndikojnë në marramendjen tuaj janë:
-Anemia
Mungesa e acidit folik dhe hekurit gjatë shtatzënisë ndikon në zvogëlimin e qelizave të kuqe të gjakut, meqë rast ju do të përjetoni marramendje, lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje.
-Dehidratim
Dehidratimi mund të ndodh në çdo fazë të shtatzënisë suaj.Në tremujorin e parë do të jetë si pasojë e të vjellave, kurse në tremujorin e fundit trupi juaj kërkon më shumë ujë.
Si ta menaxhoni marramendjen gjatë shtatzënisë?
Egzistojnë disa teknika që ju mund t’i aplikoni për të shmangur marramendjen gjatë shtatzënisë:
-Mos qëndroni gjatë në këmbë;
-Sigurohuni që të lëvizni gjersa jeni në këmbë;
-Shmangni pozicionin e shtrirjes kur jeni në tremujorin e dytë dhe të tretë;
-Konsumoni ushqime të shëndetëshme për të shmangur sheqerin në gjak;
-Pini shumë ujë për të shmangur dehidratimin;
-Vishni rroba të rehatshme për të menaxhuar më lehtë procesin e frymëmarrjes;
-Mos harroni suplementet e rekomanduara nga mjeku juaj për të trajtuar gjendjet që shkaktojnë marramendjen./GazetaShneta/