Ekspertët në Kanada, gjatë një hulumtimit kanë vërejtur se nënat, të cilat gjatë shtatzënisë kanë konsumuar fruta, fëmijët e tyre kanë performuar më mirë në testin e zhvillimit.
Është e vërtetë se frutat formojnë pjesën më të rëndësishme të dietës suaj dhe ngrënia e frutave të pasura me vitamina, fibra dhe minerale siguron benefite si për nënën ashtu edhe për foshnjen shkruan Parenting.FirstCry, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Disa nga lëndët ushqyese që merren nga frutat janë:
-Frutat ju furnizojnë më vlera ushqyese si beta karotina dhe për foshnjen ndihmon në zhvillimin e ideve dhe qelizave.
-Vitamina C në fruta është jetike si për kocka ashtu edhe për zhvillimin e dhëmbëve të foshnjes.Gjithashtu, është e rëndësishme që trupi të marrë vitamina në sasi të mjaftueshme, pasi ndihmon trupin të thithë hekurin – minerali kryesor gjatë shtatzënisë.
-Acidi folik, parandalon defektet e rritjes së fetusit në lidhje me trurin dhe palcën kurrizore.
-Frutat e pasura me fibra ju ndihmojnë me kapsllëkun dhe hemorroidet, ndërsa frutat e pasura me hekur ju parandalojnë aneminë./GazetaShneta/