Sindroma HELLP nënkupton numrin e ulët të trombociteve, hemolizën dhe enzimat e ngritura të mëlçisë te gratë shtatzëna.
Megjithëse, shkaku specifik i sindromës HELLP nuk dihet, mendohet se shoqërohet me preeklampsi, një gjendje që përfshin hipertension gjatë fazave të mëvonshme të shtatzënisë shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Sindroma HELLP zakonisht ndodh në tremujorin e fundit, por gjithashtu mund të fillojë edhe pas lindjes.
Shenjat dhe simptomat të Sindromës HELLP përfshijnë:
-Lodhje;
-Mbajtja e lëngjeve dhe mbipesha;
-Dhimbje koke;
-Të vjella;
-Verdhëza;
-Konfiskime (të rralla)
Para se të diagnostifikoheni me sindromën HELLP, shumë njerëz së pari do të përballen me simptomat e lartpërmenduar.Këto simptoma zakonisht janë ato që ndihmojnë në një diagnostifikim të mirëfilltë.
Fatmirësisht, në rastet kur sindroma HELLP diagnostifikohet herët, zakonisht ka rezultate pozitive, si për nënën ashtu edhe për foshnjen./GazetaShneta/