Si gratë, ashtu edhe burrat humbin mesatarisht 50 deri në 100 qime të flokëve në ditë.
Gjatë shtatzënisë, nivelet e estrogjenit ngadalësojnë ciklin natyror të rënies së flokëve dhe si rezultat i kësaj gratë humbin më pak flokë gjersa janë shtatzënë shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Mirëpo, në disa raste, rënia e flokëve gjatë shtatzënisë ndikohet nga disa faktorët, si:
-Ndryshimet hormonale
Disa gra mund të përjetojnë një rënie më të madhe të flokëve për shkak të stresit.Kjo gjendje quhet telogen effluvium dhe prek një numër të vogël të grave gjatë shtatzënisë.
Rënia e flokëve për shkak të ndryshimeve hormonale mund të mos ndodhë menjëherë.Ajo mund të shfaqet dy deri në katër.
-Problemet shëndetësore
Çështjet shëndetësore janë ato që lindin gjatë shtatzënisë, duke shkaktuar kështu telogen effluvium.Rënia mund të jetë në mënyrë më të shpejtë, veçanërisht kur lidhet edhe me çrregullimet hormonale.
-Problemet me gjëndrat tiroide
Çrregullimet e tiroides, si hipertiroidizmi apo hipotiroidizmi mund të jetë e vështirë të dallohet gjatë shtatzënisë.
-Mungesa e hekurit
Mungesa e hekurit ndodh kur nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të dërguar oksigjen në indet e ndryshme në trup.Mund të shkaktojë rënie të flokëve së bashku me disa simptoma të tjera si lodhje, rrahje të çrregullta të zemrës, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje koke./GazetaShneta/