Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cilat janë rreziqet e lindjes së parakohshme, faktorët që dërgojnë në sjelljen e gjendjes

Këshilla për shtatzëna 04/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lindja e parakohshme është lindje që fillon më herët para se të arrijë java e 37 e shtatzënisë.

Rreth 1 në 10 foshnje kanë lindur para kohe në Shtetet e Bashkuara, sipas statistikave të vitit 2018, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Shumë foshnje të shëndetshme lindin para kohe. Në përgjithësi, megjithatë sa më herët të lindë një fëmijë, aq më i lartë është rreziku i problemeve shëndetësore dhe nevoja për një qëndrim më të gjatë në spital.

Më poshtë, ne shohim shenjat e lindjes së parakohshme, çfarë të bëjmë nëse duket se po fillon një lindje, hapat e ardhshëm për mjekët dhe si të zvogëlojmë rrezikun.

Për të kuptuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Shenjat e lindjes së parakohshme fillojnë me:

një shkarkim vaginale më të madh se zakonisht dhe këto ndryshime mund të jenë të përgjakshme, ose me mukus, presion në legen ose në pjesën fundore të barkut, dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, dhimbje barku me diarre, kontraktime të rregullta që njihen si të shpeshta e ndonjëherë të dhimbshme dhe derdhja e ujit.

Kushdo që përjeton një ose më shumë nga këto shenja duhet të kontaktojë menjëherë një profesionist të kujdesit shëndetësor ose të shkojë në spital.

Faktorët e përgjithshëm të rrezikut për një lindje të parakohshme:

– një histori paraprake të lindjes së parakohshme;

– të jesh shtatzënë me binjakë, trenjakë ose më shumë;

– keni pasur gjakderdhje vaginale në tremujorin e dytë ose të tretë;

– keni një status të ulët socio-ekonomik;

– oraret e gjata në punë;

– mosha mbi 35 vjeç ose më e re se 17 vjeç;

– përjetimi i abuzimeve në familje;

– duke qenë të ekspozuar ndaj kimikateve të dëmshme, të tilla si bojë, tym i dorës së dytë, ndotje e ajrit ose plumb;

Përvec këtyre faktorëve të lartpërmendur, mbipesha osë nënpesha, shtatzënia e tipit IVF, pirja e alkoolit, keqpërdorimi i barnave të gjitha këto dërgojnë në rrezik të lindjes së parakohshme.

Mirëpo, edhe disa çështje shëndetësore mund të rrisin rrezikun e lindjes së parakohshme. Kjo përfshin:

– çështje shëndetësore që prekin mitrën ose qafën e mitrës, tani ose në të kaluarën;

– anemia, infeksion i traktit urinar, infeksione vaginale, diabeti, çrregullimet e tiroides, preeklampsia dhe gjendjet e mpiksjes së gjakut. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNë QKUK po trajtohen 54 pacientë të konfirmuar me COVID-19
Artikulli i rradhës Pozicionet më të mira të gjumit gjatë shtatzënisë për zhvillimin e shëndetshëm të foshnjës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.