Një vit pas infektimit nga SARS-CoV-2, shumica e njerëzve mbajnë antitrupa kundër COVID pavarësisht nga ashpërsia e simptomave të tyre, sipas një studimi me punonjës të kujdesit shëndetësor.
Studimi i udhëhequr nga Instituti i Shëndetit Global të Barcelonës, rezultatet sugjerojnë që imuniteti i gjeneruar nga vaksinat do të jetë gjithashtu afatgjatë, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Një nga pyetjet kryesore për të parashikuar më mirë evolucionin e pandemisë është kohëzgjatja e imunitetit natyror.
Një numër në rritje i studimeve sugjerojnë që shumica e njerëzve gjenerojnë një përgjigje humorale (antitrupi) dhe qelizore (qelizat T) që ruhet për disa muaj dhe ndoshta me vite.
Gjatë valës së parë të pandemisë, ekipet katalunase filluan një studim vijues të një grupi të punonjësve të kujdesit shëndetësor me COVID-19 në një total prej 173 personash që punojnë në qendrat e kujdesit shëndetësor të Katalonisë Qendrore. Shumica e infeksioneve ishin të lehta deri të moderuara, megjithëse disa raste kërkuan shtrimin në spital.
Ekipi hulumtues mori mostra të rregullta të gjakut nga shtatori i vitit 2020 e tutje për të matur nivelin dhe llojin e antitrupave specifikë të SARS-CoV-2 në këta pacientë.
“Rezultatet e marra deri më tani na bëjnë të besojmë se imuniteti ndaj SARS-CoV-2 do të zgjasë më shumë sesa kemi menduar fillimisht. Duke qenë një virus i ri, është shumë e rëndësishme të kuptojmë se si sillet dhe prek njerëz të ndryshëm“, thotë Anna Ruiz Comellas, studiuese e institutit katalunas.
Asnjë rënie e konsiderueshme në nivelet e antitrupave nuk është vërejtur gjatë pesë muajve të parë dhe në 9 muaj vijues, 92.4% e njerëzve mbetën seropozitivë me antitrupat: 90% IgG dhe 61% kishin IgM.
“Këto të dhëna konfirmojnë që IgG ka një kohëzgjatje më të gjatë, por nivelet e IgM, të cilat supozohet të zgjasin më pak, ishin papritur mjaft të qëndrueshme me kalimin e kohës,” thotë Gemma Moncunill, bashkë-autore e studimit. /Gazeta Shneta/