Doza e tretë nga Pfizer mund të sigurojë më shumë mbrojtje përtej dy dozave standarde, sugjerojnë të dhënat e fundit të publikuara nga Pfizer.
Këto të dhëna bëjnë të ditur se nivelet e antitrupave kundër variantit Delta te personat 18 deri në 55 vjeç me dozën e tretë sigurohen pesëfishi i tyre shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Në mesin e personave 65 deri në 85 vjeç, të dhënat nga Pfizer sigurojnë se nivelet e antitrupave kundër variantit Delta, pas marrjes së dozës së tretë, do të jenë 11 herë më të larta sesa nga doza e dytë.
Dr. Mikael Dolsten, zyrtarë në Pfizer, të dhënat për marrjen e dozës së tretë i quajti inkurajuese.
“Marrja e një doze të tretë më shumë se gjashtë muaj pas vaksinimit, kur mbrojtja mund të filloj të zbehet, u vlerësua se mund të rrit nivelin e antitrupave”, tha ai.
Së fundmi, në muajin gusht kompania do të kërkojë autorizimin për përdorimin emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për dozën e tretë të vaksinës anti covid./GazetaShneta/