Rreth 82 për qind e pacientëve me Covid të hospitalizuar kanë zhvilluar simptoma neurologjike.
Këta e ka dëshmuar studimi i fundi dhe më i madhi i deritanishëm, duke parë manifestimet neurologjike të shkaktuara nga Covid shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Autori i studimit, Sherry H. -Y.Chou, profesor i neurokirurgjisë në Universitetin e Pittsburgh, ka thënë për VeryWell se ata besojnë që korrelacioni mes problemeve neurologjike dhe rritjes së vdekshmërisë ka gjasa të vijë nga zbulimi i tyre i vonë.
Chou ka theksuar se pacientët e sëmurë nuk mund të vërejnë simptoma neurologjike deri në një periudhë.
Studimi u botua në JAMA Network Open, ku përfshiu 3,055 pacientë më Covid, 475 pacientë me probleme neurologjike dhe të konfirmuar pozitiv me Covid, 214 pacientë që kanë kërkuar vlerësim nga neurologu.
Nga ky studim, 82 për qind e pacientëve të hospitalizuar zhvilluan simptoma neurologjike.
Dhimbjet e kokës u raportuan më shumë se cdo simptomë tjetër neurologjike, përafërsisht 37 përqind.
Simptomat tjera më të larta dhe të vetë-raportuara ishin humbja e shijes apo e nuhatjes.
Sipas Chou, ndonëse vaksina do të ndihmojë në frenimin e Covid, ata janë të shqetësuar për personat tjerë të cilët aktualisht janë duke u përballur me probleme neurologjike të shkaktuara nga virusit./GazetaShneta/