Spitali Lindja në Prishtinë i cili udhëhiqet nga gjinekologu i njohur Dr. Dërgut Aliu, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19.
Mjekët e këtij spitali kanë deklaruar se vaksinimi i nënave gjidhënëse nuk shkakton asnjë problem shëndetësor, transmeton Gazeta Shneta.
“Spitali Lindja i’u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të vaksinohen! Vaksinimi i nënave gjidhënëse nuk shkakton asnjë problem tek nëna apo foshnja! Vaksinohu për vete, familjen dhe shoqërinë! Le ta bëjmë të gjithë, liria shoqërore varet gjithmonë nga veprimet tona individuale”, thuhet në thirrjen e spitalit.
Spitali Lindja ofron shërbime nga Gjinekologjia, Urologjia, Pediatria, Rentgen dhe LaboratoriBiokimik.
Të gjitha shërbimet ofrohen në sistemin 24h/7, pra 24 orë në 7 ditë në javë. /Gazeta Shneta/