Dhimbja është një nga mënyrat që trupi reagon në rast se diçka nuk funksion ashtu siç duhet.
Shumë prej dhimbjeve fizike që përjetojmë konsiderohen patologjike, si rezultat i ndonjë sëmundje shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Mirëpo, ekziston një lloj dhimbje që është rezultat i funksionit normal të trupit tuaj dhe kjo është dhimbja gjatë lindjes.
Dhimbja gjatë lindjes është normale dhe ka një qëllim.
Në mënyrë që foshnja të lindë, qafa e mitrës duhet të hapet. Në këtë rast, mitra tkurret në mënyrë që foshnja të kalojë përmes qafës së mitrës dhe vaginës për t’u takuar me botën e jashtme.
Ndërkohë që, puna vazhdon, kontraktimet sa shkojnë dhe bëhen me intensive.
Në këtë rast, gjatë cilës lindje (cezariane apo natyrale) mund të përjetoni dhimbje më shumë?
Pa përdorimin e anestezionit, ne do të pajtohemi se gjatë lindjes cezariane gratë do të përjetojnë më shumë dhimbje sesa gjatë lindjes natyrale.
Këtë e kanë dëshmuar edhe faktet e mëparshme kur lindjet cezariane janë kryer pa anestezion.
Mirëpo, përgjigja për pyetjen duket mjaft e qartë: gjatë lindjes me prerje cezariane ju nuk do të ndjeni asgjë.
Por, cila prej lindjeve është më e mirë?
Nëse mendojmë për lindjen cezariane mund të argumentojmë se është më pak e dhimbshme në krahasim me lindjen natyrale.
Në anën tjetër, lindja natyrale fillon me tkurrjen e parë e cila vazhdon përmes të gjitha kontraktimeve intensive derisa foshnja të takohet me botën e jashtme.
Mirëpo, se cila lindje sjell benefite, zgjidhja mbetet te gratë shtatzëna, në konsultim të vazhdueshëm me mjekun e tyre./GazetaShneta/