Sindroma HELLP është një gjendje e rrallë, e cila mund të prek organet si mëlçia, të shkaktojë mpiksje të gjakut dhe presion të gjakut.
Kjo gjendje, zakonisht është e pranishme në tremujorin e fundit të shtatzënisë, por në disa raste edhe pas lindjes shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Konkretisht, shkaku i sindromës HELLP është i panjohur, por disa ekspertë besojnë se është një formë shumë e rëndë e preeklampsisë.
Rreth 10-12 për qind e grave që zhvillojnë preeklampsi gjithashtu do të zhvillojnë sindromën HELLP.
Kuptimi i sindromës HELLP
Në vitin 1982, Dr. Louis Weinstein e quajti këtë gjendje sindromi HELLP, duke përdorur shkronjat e para nga tre tiparet kryesore të saj:
H-Hemoliza
EL- Enzimet e ngritura të mëlçisë
LP- numëri i ulët i trombociteve
Kur mund të shfaqet?
Sindroma HELLP është një çrregullim i rrallë, i cili prek më pak se 1 për qind të shtatzënive.
Kjo gjendje mund të ndodh në tremujorin e fundit apo edhe pas lindjes.
Ju jeni në predispozicion për t’u përballur me sindromën HELLP, nëse:
-Ju keni përjetuar sindromën HELLP në një shtatzëni të mëparshme;
-Ju keni përjetuar preeklampsi ose eklampsi në një shtatzëni të mëparshme;
-Ju jeni mbi moshën 25-vjeçare;
Simptomat që përfshin sindroma HELLP
Ndër simptomat me të cilat mund të përballeni, e të cilat janë të zakonshme janë:
-Lodhja;
-Dhimbje stomaku;
-Nauze;
-Dhimbje koke
-Shtim i papritur i peshës;
-Dhimbje në shpatulla;
-Hipertension./GazetaShneta/