Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ky është infeksioni më i zakonshëm që mund të merrni gjatë kohës së shtatzënisë

Femina 27/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtatzënia është një periudhë e ndjeshme, kur përballeni me natyrën e infeksioneve. Vaginiti, është ndër infeksionet më të shpeshta gjatë kohës nëntë mujore të shtatzënisë.

Vaginiti është një term i përgjithshëm për inflamacionin e vaginës, shkruan Very Well Family përcjell Gazeta Shneta.

Ky infeksion është i zakonshëm por mund të jetë shumë i bezdisshëm pasi ka tendencë të përsëritet dhe mund të ndërhyjë në marrëdhëniet intime.

Katër lloje të vaginitit përfshijnë trikomoniazën, infeksione maja, vaginozë bakteriale dhe vaginit atrofik.

Infeksionet e majave shkaktohen nga kërpudhat dhe është vlerësuar se 75% e grave do të përjetojnë një infeksion maja gjatë jetës së tyre.

Ato që janë më të ndjeshme ndaj këtyre infeksioneve janë gratë shtatzëna, gratë me diabet, gratë që marrin antibiotikë, barna kortikosteroide, ose kontraceptivë oralë dhe gratë me mungesë të hekurit.

Mënyra më e natyrshme për të trajtuar infeksionet e majave është parandalimi.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Studimet mjekësore sugjerojnë që veshja e mbathjeve të ngushta mund të rrisë sekrecionin dhe lagështinë në zonat vaginale, duke krijuar një mjedis më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të majave.

Andaj, provoni të vishni të brendshme të lirshme të bëra nga pambuku.

Studime të tjera sugjerojnë që marrëdhëniet e shpeshta (shtatë ose më shumë herë në javë) lidhen me rritjen e rrezikut të infeksioneve të majave tek gratë. Kjo mund të ketë të bëjë me natyrën alkaline të spermës e cila mund të prishë ekuilibrin e pH të vaginës.

Kështu që sigurohuni që të keni marrëdhënie intime më pak të shpeshta dhe / ose të siguroheni se praktikoni higjienë të mirë pas marrdhënieve (pastroni rreth vrimës së vaginës me sapun të butë, mos bëni dush).

Konsumi i rregullt i kosit që përmban probiotikë thuhet se ndikon në uljen e rrezikut të infeksioneve të majave tek gratë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Imunizimi ndaj gripit në shtatzëni nuk është i lidhur me rrezikun e autizmit tek fëmijët
Artikulli i rradhës Paraqitja e urthit gjatë shtatzënisë, si ta trajtoni gjendjen me masat jo-terapeutike

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.