Pothuajse, të gjitha vitaminat e rekomanduara nga profesionistët shëndetësorë janë të rëndësishme dhe të sigurta të përdoren para/gjatë shtatzënisë suaj.
Në këtë grup të vitaminave të rëndësishme hyn edhe vitamina B shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

Të gjitha vitaminat B ndihmojnë trupin tuaj të shndërrojnë karbohidratet në glukozë, e cila përdoret për të prodhuar energji. E shpesh këto vitamina janë të njohura edhe si vitamina të kompleksit B.
Përgjatë shtatzënisë suaj është e rëndësishme që të merrni sasinë e përshkruar për ju nga mjeku juaj.
Gjatë kësaj periudhe, vend të rëndësishëm zë edhe acidi folik (vitamina B9). Kjo vitaminë arrin të minimizojë shanset e zhvillimit të defekteve në sistemin nervor qendror dhe defekte të tubit nervor të foshnjes suaj.
Marrja e dozave të larta të kësaj vitamine mund të shkaktojë mpirje dhe dëmtim nervor te gratë shtatzëna.
Përvec kësaj, edhe vitamina B12 zë një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj gjatë shtatzënisë.
Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë: efekte në zhvillimin e trurit të foshnjes, defekte në tubin nervor, rritje të rrezikut të lindjes së parakohshme. /Gazeta Shneta/


