E vërtetë se, djersitja gjatë natës e sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë është një nga pjesët më të bezdisshme për ju.
Shumë prej grave shtatzëna e përjetojnë një ndjenjë të tillë në një nga fazat e tyre të shtatzënisë shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo lloj djersitje ndryshe njihet edhe si hiperhidroza e natës, një nga simptomat e zakonshme gjatë shtatzënisë.
Kur ju djersiteni kjo ndodh për shkak se trupi juaj po përpiqet të rregullojë temperaturën e trupit tuaj. Gjatë shtatzënisë është normale që temperatura e trupit tuaj të rritet.
Por, ekzistojnë disa situata kur temperatura e trupit tuaj ndikohet edhe nga faktorët të tjerë.
Këtu përfshihen:
1.Ndryshimet hormonale
Hormonet janë përgjegjëse për shumë simptoma. Kjo pasi, estrogjen dhe progesterone shkaktojnë ndryshime hormonale që ndikojnë në nxehtësinë e trupit tuaj.
2.Rritja e vëllimit të gjakut
Gjatë shtatzënisë, vëllimi i gjakut rritet deri në 40 përqind krahasuar me kohën pas shtatzënisë.
3.Ndryshimet e tiroides
Gjëndra tiroide mundëson rregullimin e metabolizmit dhe temperaturës. Hormonet tiroide mund të jenë aktivë dhe joaktive, në varësi të asaj sesa mirë është e rregulluar gjëndra tiroide. /Gazeta Shneta/