Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ngërçet dhe dhimbjet e ovulacionit tek femrat, shkaqet më të shpeshta që sjellin këtë gjendje

Femina 04/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në mjekësi, janë të njohura rastet, kur gratë mund të ndjejnë dhimbje ovulacioni gjersa vezorja e tyre lëshon një vezë, zakonisht rreth gjysmës së ciklit të tyre menstrual.

Dhimbjet e ovulacionit janë zakonisht të lehta, por ato mund të variojnë prej skajit të pakëndshmërisë deri në të dhimbshme, mirëpo sipas ekspertëve mjekësor janë krejtësisht normale, shkruan Baby Center përcjell Gazeta Shneta.

Në fakt, ngërçet e ovulacionit sinjalizojnë një dritare fertiliteti. Por nëse përjetoni dhimbje të forta ose të vazhdueshme gjatë ovulacionit, bisedoni me ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor.

Dhimbja e ovulacionit, është një ndjesi që mund të ndjeni kur vezorja juaj lëshon një vezë – zakonisht në mes – gjegjësisht rreth ditës së 14-të, në një cikël menstrual mesatar 28-ditor. Kjo dhimbje njihet si ‘mittelschmerz’, që në gjermanisht do të thotë “dhimbje e mesit“.

Mes tjerash, dhimbja e ovulacionit është krejtësisht e natyrshme dhe nuk është shenjë se diçka nuk është në rregull. Në fakt, nëse po përpiqeni të mbeteni shtatzënë, dhimbja e ovulacionit mund t’ju ndihmojë të identifikoni dritaren tuaj të fertilitetit.

Jo të gjithë ndjejnë dhimbje ovulacioni. Por ajo prek më shumë se 40 për qind të grave të moshës riprodhuese. Për këto gra, dhimbja e ovulacionit ndodh shumicën e muajve.

Mund të keni gjithashtu njolla ose rrjedhje shumë të lehta së bashku me dhimbje ovulacioni.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Si ndihet dhimbja e ovulacionit?

Dhimbja e ovulacionit zakonisht ndihet si ngërçe ose dridhje të lehta në bark. Mund të jetë e shurdhër dhe e dhimbshme, e ngjashme me dhimbjet menstruale. Ose mund të jetë e mprehtë dhe e papritur. Rrallëherë, dhimbja është e fortë.

Zakonisht ndihet në njërën anë (në anën e cila lëshon ​​një vezë) – megjithëse mund të ndjeni dhimbje ovulacioni në mes të barkut ose në pjesën e poshtme të shpinës.

Shkaqet e ngërçeve gjatë ovulacionit?

Ekspertët nuk janë të sigurt për shkakun e saktë të ngërçeve gjatë ovulacionit, por dhimbja mund të jetë si pasojë kur:

– Veza zmadhohet menjëherë para ovulacionit, duke shtrirë sipërfaqen e vezores.

– Thyerja e folikulit kur veza lirohet prej saj.

– Folikuli i këputur që lëshon lëng ose gjak së bashku me vezën. Lëngu dhe gjaku mund të irritojnë mukozën e barkut dhe legenit.

Si të menaxhoni me dhimbjen dhe ngërçet e ovulacionit?

Shumica e grave nuk kanë nevojë për trajtim për dhimbjen e ovulacionit. Nëse dhimbja dhe ngërçet e ovulacionit janë shumë të pakëndshme, mund të provoni:

– Lehtësues dhimbjesh pa recetë, si ibuprofeni;

– Një jastëk për ngrohje;

– Një banjë të nxehtë;

– Pushoni sa më shumë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakQKMF e Prishtinës ka kryer 320 Pap-teste këtë vit, gjinekologu iu bën thirrje grave për diagnostikim të hershëm
Artikulli i rradhës Infeksioni maja në kohën riprodhuese: A mund të ndikojë në shanset e fertilitetit për shtatzëni?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.