Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hemorroidet si pjesë shqetësuese pas lindjes së fëmijës, si ta lehtësoni gjendjen me disa hapa

Këshilla për shtatzëna 05/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hemorroidet janë venat e fryra në zonën e rektumit. Kur këto enë gjaku fryhen jashtëzakonisht, do të ndjeni një masë të butë e cila mund të dalë jashtë anusit tuaj.

Ndër të tjera, ky proces mund të manifestohet me kruarje ose plotësisht me një zonë të dhimbshme dhe madje mund të shkaktojnë gjakderdhje rektale, veçanërisht kur keni një lëvizje të zorrëve – gjegjësisht jashtëqitje, shkruan burimi Baby Center përcjell Gazeta Shneta.

Hemorroidet janë të zakonshme gjatë shtatzënisë dhe periudhës pas lindjes. Në shumicën e rasteve, hemorroidet që janë zhvilluar gjatë shtatzënisë do të largohen pasi të keni lindur, veçanërisht nëse jeni të kujdesshme për të shmangur kapsllëkun.

Por ndonjëherë ato vazhdojnë: rreth 25 për qind e grave me hemorroide para lindjes i kanë ende ato – deri në gjashtë muaj pasi kanë sjellë në jetë – fëmijën. Megjithatë, ato mund të tkurren dhe simptomat mund të vijnë e të ikin.

Shtatzënia ju bën më të prirur ndaj hemorroideve (si dhe ndaj venave të fryra në këmbë dhe ndonjëherë edhe në vulvë) për disa arsye.

Mitra juaj në rritje ushtron presion mbi venat e legenit dhe vena kava inferiore, një venë e madhe në anën e djathtë të trupit që merr gjak nga gjymtyrët e poshtme. Ky presion mund të ngadalësojë kthimin e gjakut nga gjysma e poshtme e trupit tuaj, gjë që rrit presionin në venat poshtë mitrës dhe bën që ato të zmadhohen.

Përveç kësaj, një rritje e hormonit progesteron gjatë shtatzënisë relakson muret e venave tuaja, duke i lejuar ato të fryhen më lehtë. Progesteroni gjithashtu kontribuon në kapsllëk duke ngadalësuar traktin tuaj të zorrëve.

Kapsllëku, (një problem tjetër i zakonshëm gjatë shtatzënisë) mund të shkaktojë ose përkeqësojë hemorroidet, sepse prireni të sforcoheni kur keni një lëvizje të vështirë të zorrëve dhe tendosja çon në hemorroide.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Këtu janë disa mënyra për të marrë lehtësim nga hemorroidet:

Shmangni qëndrimin ulur ose në këmbë për një kohë të gjatë për të reduktuar presionin në venat tuaja rektale. Shtrihuni kur jeni duke ushqyer me gji, duke lexuar ose duke parë TV.

Për lehtësim të përkohshëm, mund të merrni acetaminofen ose ibuprofen, edhe nëse jeni duke ushqyer me gji.

Aplikoni një pako akulli (me një mbulesë të butë) në zonën e prekur disa herë në ditë. Akulli mund të zvogëlojë ënjtjen dhe shqetësimin.

Përdorni peceta tualeti të buta, pa aromë, e cila është më pak irrituese.

Kërkojini ofruesit tuaj të kujdesit shëndetësor të rekomandojë një anestetik të sigurt lokal ose supozitor mjekësor. Ka shumë produkte për lehtësimin e hemorroideve në treg, por konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj paraprakisht. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakPërfitimet e kontaktit ‘lëkurë më lëkurë’ me të porsalindurin tuaj, çfarë dimë deri më tani
Artikulli i rradhës Prishtina me numër më të lartë të rasteve me COVID-19

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.