Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKMF në Malishevë tash e dy muaj në mungesë të të gjitha llojeve të infusioneve

Lajme 06/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në janar të këtij viti është bërë furnizimi i fundit me infusione në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Malishevës, tash e dy muaj kjo qendër nuk është furnizuar me asnjë llojë të infusioneve, të nevojshëm për pacientët shkruan Gazeta Shneta.

Punëtori i Barnatorës Qendrore në këtë qendër, Afrim Morina, thotë se me infusione pritet të furnizohen nesër përderisa shton se Ministria e Shëndetësisë gjatë këtij muaji nuk ka bërë furnizim as me tabletën “Metformim” – 250ml, tablet e nevojshme për pacientët diabetik apo me sheqer në gjakë. Kjo qendër ka mungesë edhe të sistemeve për infusione, “Antibiotik” dhe “Centriaksione”.

“Me këto produkte kemi mungesë nga dy apo tre ditë, jo më shumë”, tregon Morina.

Ai thotë se tash e 35 vite punon në Barnatorën Qendrore në Malishevë, dhe se asnjëherë Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në këtë komunë nuk ka qenë e furnizuar me të gjitha llojet e barnave dhe materialeve shpenzuese nga lista esenciale, për këtë ai e vë fajin tek mungesa e Sigurimeve Shëndetësore.

“Jo. Asnjëherë nuk ka qenë e furnizuar komplet dhe është e pamundur me u furnizu komplet pa i pas Sigurimet Shëndetësore”, shprehet ai për Gazetën Shneta.

Sikurse në shumë QKMF tjera në vend edhe kjo qendër është furnizuar me disa nga produktet medicinale përmes buxhetit komunal. Punëtori i barnatorës i thekson disa prej tyre “me buxhet komunal kemi ble fllasera, disa lloje të ampullave, “Getamicinë”, fasha””

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë thotë se Kujdesi Parësor Shëndetësor është i furnizuar me 70 përqind të Barnave nga Lista Esenciale, duke shtuar se janë të hapura procedurat për përmirësimin e më tutjeshëm për të gjitha produktet medicinale.

“Furnizimet me material shpenzuese janë 98% aktualisht, një shifër më e lartë se kurdoherë më parë, ndërsa me barna nga Lista e Barnave Esenciale, rreth 70% dhe pritet përmirësimi i mëtejmë duke qenë që janë të hapura procedurat për të gjitha produktet që mungojnë”, thuhet në përgjigjen e ministrisë dhënë për Gazetën Shneta.

Mungesë të barnave dhe materialeve shpenzuese ka është në qendrat shëndetësore në vend, për të cilat Gazeta ka raportuar. /Gazeta Shneta/

QKMF në Pejë ka mungesë të infuzioneve për fëmijë, shpatulla druri dhe barnave tjera esenciale

Artikulli paraprakMSh s’ka furnizuar mjaftueshëm me barna QKMF-në në Vushtrri
Artikulli i rradhës Stresi, faktorët dhe menaxhimi i tij, intervistë me psikologen Naile Rrustolli

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.