Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Efektet anësore të diabetit gestacional në gratë shtatzëna, çfarë duhet të dini

Këshilla për shtatzëna 25/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas ekspertëve mjekësor, rreth 5 për qind e grave diagnostikohen me diabet gestacional në një moment gjatë shtatzënisë.

“Është një problem shumë i zakonshëm që mund të jetë i vështirë për t’u trajtuar,” thotë gjinekologe Tasha Beenken nga Iowa për burimin Pregnancy Newborn përcjell Gazeta Shneta.

“Mes tjerash, është e vështirë sepse gratë nuk mund të ndiejnë kur sheqeri i tyre në gjak është i lartë. Dhe duke qenë se ndihen mirë, është e vështirë të besohet se kanë një gjendje që mund të ketë efekte anësore serioze dhe të kërkojë trajtim”.

Ndërsa shumë gra me diabet gestacional vazhdojnë të lindin fëmijë të shëndetshëm, rreziqet e mos menaxhimit të niveleve të glukozës mund të jenë serioze si për nënën ashtu edhe për fëmijën.

Induksioni i hershëm dhe shkalla e prerjes cezariane janë më të larta për gratë me diabet gestacional, sepse ekspozimi ndaj niveleve të larta të glukozës mund të shkaktojë që foshnjat të jenë më të mëdha se normalja (makrosomia).

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Edhe nëse janë me madhësi normale, Dr. Beenken thotë se foshnjat e lindura nga nëna diabetike priren të shtojnë peshë në bark dhe gjoks më shumë sesa ato të lindura nga nëna jo diabetike.

“Të dyja këto gjëra shkaktojnë një rrezik në rritje të dystocias së shpatullave, ku koka e fetusit lind, por trupi jo. Kjo mund të zgjasë nervat në qafën e foshnjës dhe të shkaktojë paralizë të përkohshme ose të përhershme”, thotë ajo, duke shtuar se në shumicën e rasteve këto rezultate serioze mund të shmangen nga një mjek tejet i aftë dhe stafi infermieror.

Rreziqe të tjera përfshijnë lindjen e vdekur të foshnjës, presionin e lartë të gjakut për nënën e ardhshme dhe sheqerin e ulët të gjakut (hipoglicemia) tek foshnja pas lindjes.

Kjo është arsyeja pse Dr. Beenken thotë se është thelbësore të merret kujdesi i duhur me monitorim të vazhdueshëm të sheqerit në gjak gjatë shtatzënisë për të minimizuar rreziqet. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakFrika e zakonshme që përcjell nënat rreth kohës së lindjes, si ta përballoni situatën e krijuar
Artikulli i rradhës Pse vizita te dentisti gjatë shtatzënisë mund të mbështesë shëndetin e nënës dhe foshnjës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.