Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vogëlushja 5-vjeçe me hepatit akut nuk i përgjigjet asnjë lloj trajtimi, shqetësim që zgjoi Rumaninë

Lajme 25/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Rumani, rasti i parë i konfirmuar me hepatit në vend del të jetë më shumë se një situatë serioze.

Një 5-vjeçare e diagnostikuar me hepatit akut në Rumani, nuk po i përgjigjet terapisë mjekësore, sipas burimit Digi24 transmeton Gazeta Shneta.

Aktualisht fëmija po trajtohet në spitalin Grigore Alexandrescu në Bukuresht. Mjekët pritet të vendosin në orët në vijim, pas një sërë analizash nëse do të jetë nevoja për transplant të mëlçisë.

Gjendja e saj është e qëndrueshme por nuk po përmirësohet. Mjekët kanë provuar trajtime të reja, por duket se nuk funksionojnë dhe për këtë arsye po mendohet për transplantin e mëlçisë.

Të enjten, nëna e saj shkoi në Institutin Fundeni dhe bëri analiza për të parë nëse ishte e pajtueshme dhe nëse mund t’i dhuronte një pjesë të mëlçisë- vajzës.

“Thjesht, kjo është e vërtetë. Në fillim analizat dukeshin goxha të këqija, por gjendja e vajzës ishte shumë e mirë, në kundërshtim me analizat, pas së cilës, natyrisht, ndjehet dëmtimi i mëlçisë. Duhet të monitorohet vazhdimisht”, deklaroi për Digi24, Adriana Pistol, Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Vajza iu nënshtrua testeve shtesë për të përcaktuar nëse vuan nga ndonjë sëmundje autoimune dhe është në pritje të rezultateve.

Ndërkohë, dy fëmijë të tjerë në Rumani, përkatësisht 8 muaj dhe 10 vjeç, janë të dyshuar për hepatit akut.

Në nivel global, deri më tani janë raportuar rreth 200 raste, i pari në Mbretërinë e Bashkuar, dhe që atëherë janë konfirmuar në Azi, Japoni, Amerikë dhe Kanada. Shumica e pacientëve janë fëmijë të moshës nga një deri në 16 vjeç.

Nga rastet e gjetura, të paktën një fëmijë vdiq dhe 17 të tjerë kanë pasur nevojë për transplantim të mëlçisë, sipas OBSH-së. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakLija e majmunëve përhapet në Austri, Republikën Çeke dhe Slloveni
Artikulli i rradhës Fshati polak ka pasur vetëm vajza në pothuajse 10 vitet e fundit, shanset për një dukuri të tillë

Ju sugjerojmë

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.