Një test i urinës është një test rutinë i përdorur nga profesionistët shëndetësor si pjesë e kujdesit tuaj para lindjes së fëmijës për të matur proteina dhe sheqerat.
Ndër të tjera, një test i urinës përdoret për të vlerësuar infeksionet e fshikëzës ose veshkave, diabetin, dehidratimin dhe preeklampsinë duke kontrolluar nivele të larta të sheqernave, proteinave, ketoneve dhe baktereve, shkruan American Pregnancy Association përcjell Gazeta Shneta.
Nivele të larta të sheqernave mund të sugjerojnë rreth diabetit gestacional, i cili mund të zhvillohet rreth javës së 20-të të shtatzënisë.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Ndërsa, nivele më të larta të proteinave mund të sugjerojnë një infeksion të mundshëm të traktit urinar ose sëmundjes së veshkave.
Poashtu edhe preeklampsia mund të jetë shqetësuese nëse zbulohen nivele më të larta të proteinave gjatë përparimit të shtatzënisë, të kombinuara me presion të lartë të gjakut. /Gazeta Shneta/


