Dhimbja në pjesën e sipërme të stomakut gjatë shtatzënisë mund të jetë një pjesë normale e procesit pasi trupi juaj ndryshon për të akomoduar fëmijën tuaj në rritje.
Ndërsa ka shumë shkaqe të padëmshme të kësaj dhimbje barku, disa mund të jenë më serioze, shkruan American Pregnancy Association përcjell Gazeta Shneta.
Si nënë në pritje të fëmijës, është e rëndësishme të edukoni veten për të gjitha shkaqet e mundshme, në mënyrë që të jeni në gjendje të njihni simptomat që mund të shkaktojnë shqetësim.
– Gazi dhe kapsllëku
Gazrat gjatë shtatëzënisë shkaktohet nga rritja e niveleve të progesteronit.
Pirja e sasive të mëdha uji, ngrënia e ushqimeve të pasura me fibra, ushtrimet fizike dhe përdorimi i zbutësve të jashtëqitjeve janë mënyra të shkëlqyera për të luftuar gazin e tepruar dhe kapsllëkun.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

– Kontraktimet e tipit Braxton Hicks
Shumë gra raportojnë se kontraktimet e tipit Braxton Hicks ndjehet si një shtrëngim i muskujve të stomakut, kështu që stomaku juaj ndihet i fortë.
Gjithashtu, mjekët raportojnë se Braxton Hick mund të shkaktohet nga dehidrimi, kështu që pirja e ujit mund të ndihmojë në eleminimin e këtij problemi.
Përveç atyre të renditura më sipër, ekzistojnë edhe disa shqetësime të tjera të zakonshme të stomakut që mund të përjetohen gjatë shtatzënisë dhe përgjithësisht nuk janë kërcënuese.
Mitra juaj në rritje, viruset e stomakut, gurët në veshka, miomat dhe ndjeshmëria ndaj ushqimit janë të gjitha forma të vlefshme që mund të dërgojnë tek dhimbja e stomakut gjatë shtatzënisë. /Gazeta Shneta/


