Gjatë shtatzënisë, rreth 75% e grave përjetojnë ndryshime në trupin e lëkurën e tyre. Këto ndryshime shfaqen si rezultat i ndryshimeve hormonale, ku po që arrijnë të shfaqin dukshëm edhe aknet.
Në lidhje me këtë të fundit, dermatologët rekomandojnë produktet që ndihmojnë në parandalimin e akneve gjatë shtatzënisë shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

“Ndryshimet hormonale tek gratë vendosin në predispozitë për aknet gjatë shtatzënisë”, tregon Rachel Nazarian, dermatologe.
“Ekziston një mundësi që mbiprodhimi i sebumit, i përzier me qelizat e vdekura të lëkurës dhe bakteret, mund të shkaktojë puçrra të reja, ose një shpërthim të akneve themelore për shumë njerëz.”
Mirëpo, nëna të dashura, bëni kujdes në përzgjedhjen e produkteve, pasi disa përbërës janë të kufizuar gjatë shtatzënisë.
“Shmangni retinolin dhe acidin salicilik gjatë shtatzënisë, të cilat të dyja janë produkte kryesore për lëkurën e prirur ndaj akneve te gratë shtatzëna,” paralajmëron Neda Mehr, dermatologe.
“Konsideroni pastrues më të butë me nivele të ulëta të acidit glikolik ose peroksid benzoil,” këshillon Dr. Nazarian. “Këto mund të heqin në mënyrë të sigurt qelizat e vdekura të lëkurës dhe të ulin bakteret sipërfaqësore.”, shton ajo. /Gazeta Shneta/


