Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtatzënia me binjakë, produktet ushqimore që preferohen gjatë kësaj periudhe

Këshilla për shtatzëna 30/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse jeni shtatzënë me binjakë, trupi juaj ka nevoja shtesë ushqimore për të siguruar vlerat e duhura kalorike të pasura me vitamina dhe minerale.

Ju duhet një dozë shtesë e proteinave për të ndihmuar në ndërtimin e qelizave, karbohidratet për energji, hekurin për të luftuar aneminë, kalciumin për të forcuar bebet dhe kockat tuaja, si dhe acidin folik për të mposhtur defektet e lindjes, shkruan Very Well Family transmeton Gazeta Shneta.

Ky artikull, ofron njohuri mbi vlerat ushqyese dhe sigurisht, rekomandohet kontrolli me mjekun tuaj për nevojat e juaja ushqyese personale.

Kosi

Kosi është i pasur me kalcium, i domosdoshëm për zhvillimin e eshtrave dhe strukturës skeletore të foshnjës tuaj. Gjithashtu, është një burim i mirë i proteinave.

Ushqimet e detit -karkaleci

Ushqimet e detit janë të shijshme dhe ushqyese, por shumë lloje nuk rekomandohen për nënat shtatzëna për shkak të niveleve të larta të merkurit dhe kimikateve të tjera.

Sidoqoftë, karkalecat zakonisht konsiderohen të sigurtë.

Karkalecat janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave me pak yndyrë, selenium dhe vitamina D.

Papaja

Papaja është një frut i shijshëm tropikal dhe një zgjedhje e shkëlqyeshme për nënat shtatzëna me binjakë që janë duke rritur marrjen e tyre të proteinave.

Mes tjerash, papaja është një burim jashtëzakonisht i pasur i enzimave proteolitike, të cilat ndihmojnë në mundësimin e tretjes së proteinave. Është gjithashtu një burim i shkëlqyer i vitaminës C.

Vezët

Vezët janë burimi më i pasur i kolinës, një lëndë ushqyese e nevojshme në sasi më të mëdha gjatë shtatëzanisë për funksionimin normal të trurit dhe kujtesës.

Spinaqi

Spinaqi dhe zarzavatet e tjera me gjethe ngarkohen me kalcium, acid folik, vitaminë K dhe hekur. Është gjithashtu i pasur me vitaminë C, fibra, karotenoide, luteinë dhe bioflavonoide. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDhunimi i 11 vjeçares – çka ndërmori shteti deri më tani?
Artikulli i rradhës Mjeku shqiptar në Gjermani ka një shpjegim pse burrat vdesin më herët sesa gratë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.