Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pesë këshilla për banjën e parë të foshnjës së sapolindur

Jetë 12/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Foshnjat e porsalindura nuk bëhen shumë pis, përveç zonës së fytyrës dhe qafës nga rrjedhja e qumështit si dhe zona e pelenave.

Kështu që banja e plotë e përditshme nuk është me të vërtetë e nevojshme. Pastrimi i fytyrës dhe të ndenjurave një ose dy herë në ditë dhe një larje më e plotë një herë në dy ditë është e mjaftueshme, shkruan Practical Parenting transmeton Gazeta Shneta.

Disa foshnjave ju pëlqen të jenë të rrethuara nga ujin që në fillim, ndërsa disa të tjera nuk e duan ujin dhe mund të mos iu pëlqejë banja për disa javë.

Për t’i bërë foshnjës banjë së pari duhet të bëni gati çdo gjë që ju nevojitet sepse nuk mund të largoheni pasi ta keni filluar.

Gjithnjë kontrollojeni me bërryl – që të jetë sa temperatura e trupit tuaj para se ta fusni foshnjën në ujë.

Fillimisht hiqni foshnjës pelenën dhe pastrojini zonën e pelenës. Pastaj, zhvisheni, mbështilleni me peshqir dhe pastrojini fytyrën.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Mos harroni, foshnja e sapolindur, ftohet shpejt në banjë, kështu që mbajeni në ujë për një kohë të shkurtër.

Pesë këshilla për banjën:

– Sigurohuni që ta keni çdo gjë që ju nevojitet pranë para se të filloni.

– Përdoni një shtresë që nuk rrëshqet ose një peshqir të vogël në fund të govatës që foshnja të mos rrëshqasë.

– Mbani gati një kanë me ujë të nxehtë për ta shtuar ujin në govatë nëse është i ftohur shumë para se të jeni bërë gati.

– Mbani pranë pelena të thata, peshqir dhe ndërresat, por larg stërkalave të ujit.

– Nëse e lani në vaskë, mos e hiqni tapën deri pasi foshnja të ketë dalë nga banja, sepse gurgullimat e ujit mund ta frikësojnë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPesë hapa drejt masazhit të preferueshëm të foshnjës tuaj, teknikat e duhura për ndihmesë
Artikulli i rradhës Vazhdon trendi i rënies së rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.