Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

VIDEO: Historia prekëse e çiftit shqiptar që do bëhen prindër pas 21-vjetësh

Lajme 03/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ata u martuan rreth 21 vite më parë dhe që nga ajo ditë vetëm është shtuar dashuria për njeri-tjetrin. Por në shtëpinë e tyre gjithmonë ka munguar e qara apo e qeshura e një fëmije.

Ata nuk kanë mundur të bëhen prindër biologjikisht dhe u janë nënshtruar procedurave të birësimit duke pritur në radhë për një kohë të gjatë.

Por, më në fund, duket se ëndrra e tyre më e madhe po bëhet realitet. Gjyste dhe Lul Përdoda treguan historinë e tyre në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania.

Babai tregoi se ai e kishte vendosur i pari që të adoptonte një djalë, madje kishte bërë letrat gati kur ia dha lajmin bashkëshortes

“Kam dalë në qytetin e Laçit dhe kam takuar një zonjë të nderuar që mendoja se ishte avokate, por ajo ishte notere. Ajo më tha që do të gjej një avokat. Kishte tre vjet që i kisha dorëzuar dokumentet në Tiranë; është e vështirë, dokumentet ishin të lodhshme”, tregoi Lul Përdoda.

Nga ana e saj, nëna tregoi se fëmijën e kanë takuar 3 javë më parë dhe që nga ajo ditë janë lidhur shumë fort me njëri-tjetrin.

“Tri javë më parë e kemi takuar djalin, shumë emocione. Fjalët e tij të para kanë qenë “babi” dhe “mami”. Fëmija është i bukur si pëllumb. Mezi pres ta marr në shtëpi”, rrëfeu Gjyste Përdoda.

 

Artikulli paraprakSa shpejt përhapet kanceri i gjirit brenda një viti në mesin e grave të prekura
Artikulli i rradhës 10,000 hapa në ditë mund të përgjysmojnë rrezikun e demencës, sipas një studimi të ri

Ju sugjerojmë

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.