Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkruan Prof. Dr. Isa Haxhiu: Simptomat e një prostate beninje të zmadhuar (PBZ-BPE)

Mjeku i javës 04/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumica e meshkujve përjetojnë zmadhimin e gjëndrës së prostatës, ndërsa plaken. Kjo është një gjendje e quajtur zmadhimi  beninj i prostatës(PBZ), ose BPE (Benigne prostate enlarged), ose siç  njihet zakonisht , hiperplazia beninje e prostatës (BPH), ndonëse ky term konsiderohet  i  gabuar, meqë kjo e fundit më tepër i referohet një nozologjie histopatologjike, se sa asaj klinike.

Shkruan: Prof. Ass. Isa Haxhiu,dr. Sci. urolog

Gjëndra e prostatës gjendet  poshtë fshikëzës  dhe  anash  uretrës(  urinnxjerrësit). Kur bëhet më e madhe, mund të bllokojë rrjedhën e urinës përmes uretrës, e cila është tubi që e çon urinën nga fshikëza, përmes penisit. Kjo mund të shkaktojë probleme me urinimin. Ekspertët theksojnë  se gjëndrra e prostatës rritet gjersa meshkujtvijnë  duke u plakur, si rezultat i ndryshimeve në ekuilibrin hormonal. Nëse nuk merrni trajtim për të, PBZ-BPE, mund të shkaktojë probleme të fshikëzës, traktit urinar ose veshkëve.

Komplikimet e PBZ  mund të jenë serioze, por PBZ nuk është kancer i prostatës. Të kesh PBZ nuk do të thotë që ju keni një rrezik në rritje, të kancerit të prostatës. Rritja e indit të prostatës e lidhur me ZBP, fillon në brendësinë e  prostatës, e cila rrethon  uretrën  në  formë  të  një unazeje dhe vazhdon të rritet nga brenda. Kanceri i prostatës fillon të rritet në pjesën e jashtme të prostatës dhe rritet nga  jashtë.

Simptomat e  një  zmadhimi  beninj  të  prostatës(PBZ):

  1. Nevojau urgjente ose  e  shpeshtë e  urinimit

Shumë burra me PBZ do të ndjejnë nevojën për të urinuar shpesh, veçanërisht gjatë natës. Kjo është një gjendje e quajtur nokturia. Urinim i shpeshtë, ndërkaq,  përkufizohet si nevojë për të urinuar tetë ose më shumë herë, brenda një  dite. Ndonjëherë, kjo nevojë për të urinuar mund të jetë urgjente. Një gjëndër e zmadhuar e prostatës ushtron presion të shtuar në uretrën dhe fshikëzën e urinës, gjë që rezulton në pamundësi për të mbajtur urinën.

  1. Vështirësitë gjatë urinimit

PBZ (BPE) mund të vështirësojë aktin e urinimit. Rritja e presionit në uretër, mund të bllokojë rrjedhjen e urinës nga fshikëza, përmes penisit. Kjo mund ta bëjë të vështirë fillimin e rrjedhës së urinës dhe mund të shkaktojë një rrjedhje të dobët ose të ndërprerë të urinës, veçanërisht në fund të urinimit. Kjo nganjëherë quhet pikim i  urinës.

  1. Dhembja gjatë urinimit   dhe   ejakulimit

Presioni në sistemin riprodhues dhe traktin urinar nga  PBZ, mund të rezultojë në dhimbje gjatë urinimit ose ejakulimit. Disa meshkuj kanë  vështirësi  gjatë  nxjerrjes  jashtë  të  urinës,  gjë që mund të shkaktojë dhimbje. Dhimbja gjatë urinimit ose ejakulimit mund të ndodhë edhe për shkak të infeksionit, i cili është një ndërlikim relativisht i zakonshëm i ZBP.

  1. Urinimi me gjak  ose   një   ngjyrë   ose   erë  e  pazakontë e   saj

Mbajtja e urinës mund të shkaktojë urinim  me  një ngjyrë më të errët dhe erë të pazakontë. Urina me erë të keqe është zakonisht shenjë e një infeksioni të traktit urinar (ITU-UTI). Gjaku në urinë, ose hematuria, mund të ndodhë si rezultat i venave të zgjeruara në sipërfaqen e një gjëndrreje të zmadhuar  të prostatës. Gjaku i dukshëm në urinë, quhet hematuridhe kjo  është  shenjë alarmi,  gjë  që  duhet  menjëherë të  lajmëroheni te mjeku.

  1. Retencioni urinar

Nëse nuk mund të urinoni, është e rëndësishme të kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor. Mjeku urolog  do  t  iu  sugjerojë  katetrizimin, pra  futjen  e  një tubi plastik,  të njohur si kateter, në fshikëzën tuaj për të zbrazur  atë, e  cila  gjatë  kësaj  kohe ka grumbulluar  një  sasi  të  urinës,  por  të cilën,  për  shkak  të  bllokimit  nga  ana  e  prostatës,  s  ka  mundur  ta  nxjerrë jashtë. Në varësi të shkallës së  bllokimit nga  një  prostatë e  zmadhuar, mjeku juaj mund të rekomandojë kirurgji për të hequr prostatën  në  tërësi (  kirurgji e  hapur)  apo një  rezekim  të  saj,  kur  prostata  nuk  është  e  madhe  dhe  nuk  kërkon  më  shumë  se  një  orë rezekim, për shkak  të  ashtuquajturit  helmim  me  ujë,  nëse  zgjatë  më  shumë,  në  mënyrë  që  të  arrihet  kalimi  i   lirë  i  urinës,  nëpër   uretër.

  1. Infeksionet e traktit  urinar

Pamundësia për të zbrazur plotësisht urinën,  nga fshikëza, përmes  uretrës,  mund të shkaktojë rritjen e baktereve në fshikëz. Kjo mund të shpie deri  te një   infeksion i traktit  urinar (ITU). Këto infeksione mund të bëjnë që urina të errësohet ose të rezultojë me erë të keqe ose me gjak. Mjeku juaj mund të rekomandojë kirurgji për të hequr një pjesë të prostatës nëse keni UTI të shpeshta.

  1. Gurët e fshikëzës  urinare

Gurët e fshikëzës, si edhe ITU-të, zakonisht ndodhin për shkak të paaftësisë për të zbrazur plotësisht fshikëzën, e cila është një nga simptomat kryesore të një zmadhimi  beninj  të  prostatës(PBZ-BPE).  Gurët e fshikëzës janë gunga të forta mineralesh në fshikëz, që formohen kur urina në fshikëz bëhet shumë e përqendruar. Kjo bën që mineralet në urinë të kristalizohen. Këta gurë mund të shkaktojnë:

-infeksione të rënda;

-gjak në urinë;

-irritimi i fshikëzës;

-një bllokim i rrjedhës së urinës.

  1. Dëmtimi i veshkëve  dhe  fshikëzës  urinare

Fshikëza mund të shtrihet dhe dobësohet nëse nuk mund të zbrazet plotësisht. Kjo mund të bëjë që muri muskulor i fshikëzës të humbasë aftësinë e tij për t’u kontraktuar normalisht, duke e bërë më të vështirë zbrazjen e plotë të fshikëzës. Mbajtja e urinës për shkak të PBZ  (BPE), gjithashtu mund të ushtrojë presion mbi fshikëzën, duke dëmtuar veshkët. Përveç kësaj, infeksionet që fillojnë në fshikëz mund të përhapen në veshkët, duke shkaktuar dëmtim  të  tyre.

Perspektiva për burrat me   PBZ(BPE)

Nëse jeni duke përjetuar ndonjë nga simptomat ose komplikimet e PBZ-BPE-së,  konsultohuni me mjekun tuaj menjëherë. Ata mund t’ju rekomandojnë drejtpërdrejt te një  urolog. Para takimit tuaj, bëni një listë të simptomave dhe informacionit mjekësor, të tilla si kushtet ekzistuese mjekësore dhe medikamentet që po merrni, mbani shënime  për  zakonet tuaja urinare dhe shkruani çdo pyetje që keni për mjekun tuaj.

Shumica e meshkujve zbulojnë se trajtimet e zakonshme për ZBP-BPE-në, të tilla si kirurgjia, mjekimi me  medikamentë përkatëse, mund  të çojnë në zbutjen e simptomave të tyre. ZBP-BPE, mund të jetë i pakëndshëm dhe mund të çojë në komplikime, por ju mund të shmangni ose minimizoni simptomat dhe dëmtimin e fshikëzës dhe veshkëvave tuaja nëse merrni trajtim të hershëm.

Artikulli paraprakMSh nuk ndan subvencione për specializantët nga Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi   
Artikulli i rradhës Si ndikojnë ushtrimet në shtatzëni, përfitimet shëndetësore të aktivitetit fizik

Ju sugjerojmë

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.