Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si mund të parandaloni dhimbjen e shpinës gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 05/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dhimbja e shpinës është e zakonshme gjatë shtatzënisë dhe duhet të pritet në një farë mase nga shumica e grave.

Prevalenca ndryshon me raportet që tregojnë midis 50 dhe 70 përqind të grave shtatzëna që përjetojnë dhimbje shpine shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.

Dhimbja e shpinës mund të përjetohet gjatë çdo pike të shtatzënisë tuaj, megjithatë ajo më së shpeshti ndodh më vonë gjatë shtatzënisë ndërsa fëmija rritet.

Dy faktorët më të rëndësishëm të cilët shkaktojnë dhimbje shpine gjate shtatzënisë janë:

– Mitra në rritje

Ndërkohë që mitra rritet, qëndra e gravitetit të trupit zhvendoset dhe muskujt e barkut dobësohen, gjë e cila ndikon në posturën e trupit tuaj.

Pesha shtesë që ju mbani gjithashtu është një tjetër faktor i cili ndikon në muskujt dhe nyjet e shpinës.

– Ndryshimet hormonale

Ndryshimet hormonale në shtatzëni relaksojnë ligamentet që lidhin kockat e legenit me shtyllën kurrizore.

Këto ndryshime mund të shkaktojnë probleme kur ecni, qëndroni në kembë, rrotulloheni në shtrat, kur përkuleni apo ngritni objekte.

Si mund të parandaloni ose minimizoni dhimbjen e shpinës gjatë shtatzënisë?

Dhimbja e shpinës mund të mos parandalohet plotësisht, por ka gjëra që mund të bëni për të ulur ashpërsinë ose frekuencën.

Këtu janë disa hapa që mund të ndërmerrni për të ndihmuar në zvogëlimin e dhimbjes së shpinës që po përjetoni:

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU

– Aplikoni ushtrime të miratuara nga ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor që mbështesin dhe ndihmojnë në forcimin e shpinës dhe barkut.

– Shmangni takat e larta dhe këpucët e tjera që nuk ofrojnë mbështetjen e duhur.

– Flini në një dyshek të fortë;

– Shmangni gjumin në shpinë.

– Merrni një rrip mbështetës nën barkun e poshtëm.

– Pushoni shumë. Ngritja e këmbëve përmes jastëkut është gjithashtu e mirë për shpinën.

– Noti dhe ushtrimet speciale ndihmojnë po ashtu në këtë drejtim.

– Joga ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës nëse praktikohet 2-3 herë në javë për 30 minuta.

– Ushtrimet fizike ndihmojnë në lirimin e muskujve. Lëvizja përmirëson qarkullimin e gjakut. Në këtë rast, nëna mund të shpërqendrohet plotësisht nga dhimbja. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇfarë është faktori Rh, rëndësia e grupit të gjakut në shtatzëni
Artikulli i rradhës Çfarë ndodh nëse keni një shkëputje të placentës gjatë shtatzënisë, monitorimi i fetusit

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.