Zakonisht grupi juaj i gjakut me faktor Rh nuk është problem.
Por gjatë shtatzënisë, të qenurit Rh-negativ mund të jetë një problem nëse fëmija juaj është Rh-pozitiv shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.
Gjaku i secilit person është një nga katër llojet kryesore: A, B, AB ose O.
Llojet e gjakut përcaktohen nga llojet e antigjeneve në qelizat e gjakut.
Antigjenet janë proteina në sipërfaqen e qelizave të gjakut që mund të shkaktojnë një përgjigje nga sistemi imunitar.
Faktori Rh është një lloj proteine në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut. Shumica e njerëzve që kanë faktorin Rh janë Rh-pozitivë dhe Rh-negativë.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU
Si pjesë e kujdesit tuaj para lindjes, do të bëni analiza të gjakut për të zbuluar llojin e gjakut.
Nëse gjakut tuaj i mungon antigjeni Rh, atëhere do të quheni quhet Rh-negativ.
Mirëpo, nëse keni antigjene, atëherë jeni Rh-pozitiv.
Kur nëna është Rh-negative dhe babai është Rh-pozitiv, fetusi mund të trashëgojë faktorin Rh nga babai. Kjo e bën fetusin Rh-pozitiv gjithashtu.
Problemet mund të lindin kur gjaku i fetusit është faktorin Rh-pozitiv dhe gjaku i nënës Rh-negativ.
Ju mund të zhvilloni antitrupa ndaj një foshnje Rh-pozitive. Nëse një sasi e vogël e gjakut të foshnjës përzihet me gjakun tuaj, gjë që ndodh shpesh, trupi juaj mund të përgjigjet sikur të ishte alergjik ndaj foshnjës.
Andaj trupi juaj mund të bëjë antitrupa ndaj antigjeneve Rh në gjakun e foshnjës. Kjo do të thotë që ju jeni sensibilizuar dhe antitrupat tuaj mund të kalojnë placentën dhe të sulmojnë gjakun e foshnjës tuaj.
Kjo gjendje prishë qelizat e kuqe të gjakut të fetusit dhe prodhon anemi hemolitike.
Si mund të parandalohen problemet?
Një test gjaku mund t’ju sigurojë llojin e gjakut dhe faktorin Rh.
Një injeksion i imunoglobulinës Rh (RhIg), është një produkt gjaku që mund të parandalojë sensibilizimin e një nëne Rh-negative. /Gazeta Shneta/