Sapo të dini ose dyshoni se jeni shtatzënë, duhet të bëni një takim me mjekun tuaj.
Nuk ia vlen të pritni gjatë, vizita e parë duhet të bëhet jo më vonë se në javën e 12-të të shtatzënisë.
Çfarë të merrni me vete? Do t’ju duhet një kartë identiteti dhe ajo e sigurimit mjekësor.
Merrni edhe kartën tuaj mjekësore, e cila regjistron historinë e të gjitha sëmundjeve tuaja gjatë gjithë jetës suaj.
Nëse përveç kartelës mjekësore keni ndonjë certifikatë, rezultat të analizave dhe ekzaminimeve, merrni edhe ato me vete.
Si fillim, do të pyeteni për të gjitha sëmundjet, lëndimet, operacionet që keni pasur, sëmundjet trashëgimore, kronike dhe shumë më tepër.
Do të ketë gjithashtu pyetje për shëndetin e babait të ardhshëm.
Atëherë duhet të flisni për veçoritë tuaja të ciklit menstrual, mosha në të cilën keni filluar jetën intime, dhe nëse tashmë keni fëmijë dhe si kanë shkuar lindjet e mëparshme.
Përveç kësaj, mos u habitni nga pyetjet në lidhje me vendin dhe kushtet e punës si dhe mënyrën e jetesës, këto të dhëna janë gjithashtu të nevojshme.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU
Mes tjerash, sipas burimit American Pregnancy Association, gjinekologu juaj do t’ju kërkojë historinë tuaj mjekësore, duke përfshirë:
– Probleme mjekësore dhe / ose psikosociale.
– Presioni i gjakut, lartësia dhe pesha.
– Testimi i gjirit dhe qafës së mitrës.
– Metoda e kontraceptivëve hormonal.
– Histori e aborteve.
– Shtrime në spital.
– Ilaçet që jeni duke marrë.
– Alergji nga ilaçet.
– Historia mjekësore e familjes suaj.
Ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor gjithashtu do të kryejë një ekzaminim fizik i cili do të përfshijë një pap test dhe ndoshta një ultratinguj. /Gazeta Shneta/


