67,765,00 euro Qendra Klinike Universitare i ka shpenzuar për të blerë karrika dhe tavolina.
“Furnizimi me inventar Administrativ për Klinikat dhe Sektorët në kuadër të QKUK-së”, i është besuar Kompanisë “IBM” SH.P.K. me seli në Mitrovicë.
Kontrata është nënshkruar më 28 shtator 2022.
Sipas kontratës së publikuar në e – prokurim, tenderi është dhënë me çmim më të ulët se që ishte planifikuar.
Gazeta Shneta gjithashtu ka raportuar edhe për tenderin e insulinave. /Gazeta Shneta/




