Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të përmirësoni disiplinën tuaj në aktivitetet e përditshme?

Psikologji 02/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Aftësia për të kontrolluar sjelljen në një mënyrë që ju bën të jeni më produktiv dhe/ose të keni zakone më të mira është e njohur si vetë-disiplinë.

Të mësuarit e vetëkontrollit dhe disiplinës në fillim të jetës është e dobishme për dekadat në vijim, por nuk është kurrë vonë për të mësuar se si të përmirësoni vetëdisiplinën tuaj shkruan Verywell Mind, transmeton Gazeta Shneta.

Si të përmirësoni disiplinën tuaj?

1.Përpjekja dhe rezultati

Të kuptoni se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon për ju është çelësi për të kuptuar se si të jeni më të disiplinuar. Disa persona janë më të aftë kur punojnë me të tjerët, ndërsa disa kanë rezultate më të mira kur punojnë vetëm.

Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme për veten tuaj, në mënyrë që të kuptoni se çfarë ju nevojitet për të pasur sukses në vetëdisiplinë:

-A më shpërqendron qëndrimi rreth njerëzve të tjerë apo më ndihmon të përqendrohem?

-A ndihem më produktiv duke kryer detyra brenda apo jashtë?

-A më motivon ideja e një shpërblimi për një punë të kryer mirë?

-A më motivon ideja e heqjes së një privilegji apo trajtimi për mos vazhdimin e një pune?

-Çfarë më pengon të arrij qëllimet e mia?

Pasi t’i keni përgjigjur këtyre pyetjeve, duhet të keni një ide më të qartë për qasjen e duhur për ju dhe nevojat tuaja. më pas, ju dëshironi të kuptoni pse disiplina është e rëndësishme për ju.

2.Përgjegjshmëria

Ndarja e qëllimeve tuaja me dikë që e respektoni lidhet drejtpërdrejt me një shans më të mirë për t’i arritur ato.3 Disa njerëz mund ta ndajnë këtë me një mentor, por edhe t’i tregoni një shoku për të cilin keni respekt ose admirim do të funksionojë.

3.Largoni objektet që ju shpërqëndrojnë

Kjo do t’ju ndihmojë më lehtë të qëndronit të vëmendshëm në realizimin e qëllimeve tuaja.

4.Filloni me hapa të vegjël

Zgjohuni në mëngjes me qëllimin që të bëni gjëra të vogla.

5.Falni dhë shpërbleni

Për shkak se ne jemi të gjithë njerëz, përsosmëria nuk është e mundur. Gabimet janë pjesë e jetës. Andaj, kur silleni në një mënyrë që nuk është në përputhje me përpjekjen tuaj për t’u bërë më i disiplinuar, faleni veten. Rishikoni pse dhe ku gjërat shkuan keq, dhe nëse është e mundur, ndryshoni mjedisin tuaj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSokol Halili u dërgua pa shenja jete në Klinikën Emergjente në QKUK
Artikulli i rradhës Tre mënyra sesi të përforconi vetëbesimin tuaj

Ju sugjerojmë

Si lajmet për epidemitë mund të ndryshojnë mënyrën si mendojmë dhe gjykojmë të tjerët

17/07/2026 Jetë

Depresioni veror, një çrregullim i rrallë por serioz: Valët e të nxehtit mund të ndikojnë në shëndetin mendor

17/07/2026 Jetë

Ndërprerja e antidepresivëve gjatë shtatzënisë dyfishon rrezikun për kriza të shëndetit mendor

15/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Përdorimi i tepërt i telefonit mund të rrisë rrezikun e depresionit te të moshuarit

13/07/2026 Psikologji

Vala e të nxehtit mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor të fëmijëve

09/07/2026 Jetë

Keni vështirësi me përqendrimin dhe kujtesën? Pesë zakone që ndihmojnë të ktheni qartësinë mendore

08/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.