Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) akutalisht po gjurmojnën rreth efekteve anësorë të listerisë që mund të ndodhet në produktet si mish apo djath.
Sipas CDC’së, mishi dhe djathi po dalin të jenë ndër produktet që gratë shtatzëna duhet të anashkalojnë konsumimin e tyre shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
CDC’ja paralajmëron se gjashtë shtete janë prekur nga shpërthimi i listerisë.
Si mund të ndikojë listeria te njerëzit shtatzëna?
Listeria është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve nga sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi në SHBA.
Rreth 1,600 persona sëmuren nga listeria cdo vit. Por, gratë shtatzëna kanë 10 herë më shumë gjasa se njerëzit e tjerë të preken nga listeria.
Sipas CDC, shtatzënat që kontraktojnë listerinë zakonisht përjetojnë vetëm ethe, lodhje dhe dhimbje muskulore – nëse ka simptoma. Por infeksioni mund të vijë me pasoja të rënda për bebet në zhvillim.
“Gratë mund të jenë asimptomatike ose të kenë simptoma të përgjithshme jo specifike”, thotë Jordan C. Knight, perinatolog.
Në rast të konsumimit të ushqimeve me listeri mund të mos sëmureni menjëherë. Një abort mund të ndodhë vetëm disa javë më vonë, duke e bërë më të vështirë identifikimin e burimit.
Sipas Dr. Knight, shtatzënat zakonisht këshillohen të shmangin ngrënien e ushqimeve të mëposhtme:
-produkte të mishit të papërpunuara mirë;
-qumësht i pasterizuar;
-llojet e djathrave;
-pemë apo perime të cilat nuk janë të pastruara mirë. /Gazeta Shneta/


